Kocijançiç me mesazh për partitë politike në Maqedoni: Proces zgjedhor transparent sipas standardeve ndërkombëtare
Në intervistë për TV Klan Maqedoni zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç tha se “rrethi i parë kaloi pa pengesa dhe në mënyrë transparente”.
Ajo tha se e kanë parë raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë ku është bërë vlerësim i madh pozitiv për procesin zgjedhor të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kocijançiç partive politike ju dërgon mesazh se duhet të sigurojnë proces transparent, sipas standardeve ndërkombëtare dhe të kujdesen për stabilitetin politik të vendit.
Në pyetjen nëse bisedimet për anëtarësimin në BE do të hapen këtë vit, zëdhënësja e KE-së përmend se para disa javëve përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe euro komisionari për Zgjerim, Johahnes Hahn, në mënyrë të qartë thanë se qëllimi i Komisioni Evropian është për atë që të hapen bisedimet, por është e rëndësishme që krahas arritjeve historike të marrëveshjes së Veriut, Maqedonia e Veriut edhe më tej t’i zbatojë reformat e nevojshme për integrim evropian.
“Komisioni përgatit raportin e vet vjetor dhe do ta paraqesë në fund të pranverës. Ky raport do të shërbejë si bazë për sjelljen e vendimeve nga ana e vendeve anëtare të BE-së. E rëndësishme është që krahas arritjeve historike të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut edhe më tej t’i zbatojë reformat për vendin dhe për integrimin evropian”, thotë Kocijaçiç në intervistë për TV Klan Maqedoni.
Në pyetjen nëse sinjalizimi i Bundestagut gjerman është se për shkak të arsyeve procedurale, vendimi për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë nuk do të jetë e mundshme, por do të shtyhet për shtator, ajo vlerësoi se nga ana e tyre përgatit raport që do të prezantohet këtë pranverë.
“Ne përgatisim raportin tonë dhe do të prezantohet në pranverë. Ky është qëllimi ynë, Këshilli i Ministrave të Evropës solli vendim para një viti të kthehet kjo çëshje në qershor të këtij viti. Ky është obligim që është ndërmarrë. Nuk mund të hyj në çështje proceduriale të secilit vend anëtar. Nuk janë kompetenca të mia, por qëllimi i KE-së është i qartë, si dhe angazhimi i Këshillit të Ministrave të BE-së”, thotë Kocijaçiç./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit