LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiç: Kosova dhe Serbia të sigurojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

Kocijançiç: Kosova dhe Serbia të sigurojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

Pas dështimit të sotëm në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ftoi Serbinë dhe Kosovën që të sigurojnë kushtet për rifillimin e dialogut, duke shtuar se INTERPOL-i  është një partner i rëndësishëm i BE-së, por refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë është një çështje që ka të bëjë me anëtarët e INTERPOL-it, jo me BE-në.

Kocijançiç nuk ka dashur që në emër të Bashkimit Evropian të shpreh vlerësimin e vendimit të sotëm për mos anëtarësimin e Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim që është marrë nga shtetet anëtare të kësaj organizate.


“INTERPOL-i është një partner i rëndësishëm për BE-në. Ne kemi bashkëpunim pozitiv, duke përfshirë fushën e policisë në kuadër të BE-së, asistencën teknike për vendet e treta dhe operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe të mbrojtjes me qëllim të forcimit të bashkëpunimit policor dhe ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjit”, ka thënë Kocijançiç, përcjell Telegrafi.

E pyetur nga agjencia serbe “Tanjug” se si e sheh BE kërkesën e Beogradit që dialogu të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës së vendosur nga Kosova për importimin e mallrave serbe, Kocijançiç përmendi kumtesën për media të shefes së diplomacisë së BE-së,  Federica Mogherini, pas raundit të fundit të dialogut më 8 nëntor.

“Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë kushtet për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”, thuhej në kumtesë.

Ajo shtoi se BE pret që Serbia dhe Kosova shpejt të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut dhe rikujtoi në lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy palëve dhe perspektivës konkrete në aspiratat e tyre në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori