LAJMI I FUNDIT:

Koci: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit nuk është mbajtur në kushte të duhura

Koci: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit nuk është mbajtur në kushte të duhura

Avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci tha se nuk ka më dilema rreth identifikimit të tij.

Në një prononcim për media, Koci theksoi se qëllimi i autoriteteve serbe ishte që mos të dërgohej pështyma e nënës së Hajrizit, në mënyrë që atë ta varrosnin në Serbi tek varrezat sociale.

“Sot në mëngjes nëna e Fatonit e ka identifikuar kufomën, pra këtu më nuk ka dilemë se është trupi i Fatonit…Prej orës 13:30 është edhe autopsia. Lufta më e madhe e imja ka qenë më dërgu strishon apo pështymen gojore të nënës, për shkak se e pashë që autoritetet serbe kishin tendencë që ne mos ta dërgojmë këtë strisho dhe ata ta varrosin në varreza sociale Fatonin vetëm me një numër, pa u ditur varri i tij…Ne e kemi pasur një betejë thuajse dy javore dhe u krijua një situate që i solla para aktit të kryer”, tha Koci.


Ai tha se ka parë trupin e Faton Hajrizit, për çka deklaroi se gjendja e tij nuk ka qenë e mirë.

Koci vlerësoi se kufoma nuk është mbajtur në kushte të duhura.

“Trupi ka qenë i mbyllur hermetikisht, është hapur. Prapë dje është mbyllur hermetikisht tash prej transporterit…Dje e kam parë trupit, më lejuan, gjendja e trupit nuk ka qenë e mirë…Unë vlerësoj që nuk është mbajtur në kushte të mira, por nuk jam ekspert i asaj lëmie…Nuk e besoj që sot do të kryhet kjo procedurë sonte (dorëzimi i trupit tek familjarët)”, potencoi Koci.

Edhe drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion policor në Prishtinë, katër të arrestuar për fajde dhe bixhoz të paligjshëm

Operacion policor në Prishtinë, katër të arrestuar për fajde dhe bixhoz të paligjshëm

Kronika e Zezë

"Izolimi i Kosovës dhe Autonomia e veriut", PSD ilustron "Rrugëtimin e Kurtit" me një aksion simbolik mbi urën e Ibrit

Lajme
Ndërpritet seanca ndaj Nagip Krasniqit, avokati kërkon qasje në dokumentet e prokurorisë

Ndërpritet seanca ndaj Nagip Krasniqit, avokati kërkon qasje në dokumentet e prokurorisë

Lajme
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kryejnë stërvitje të përbashkët me trupat britanike në Pashaliman

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kryejnë stërvitje të përbashkët me trupat britanike në Pashaliman

Lajme
​FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

​FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

Lajme
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Kalo në kategori