LAJMI I FUNDIT:

Koci: Trimat si Ramush Haradinaj 19 vjet më parë na e kanë kthyer dinjitetin

Koci: Trimat si Ramush Haradinaj 19 vjet më parë na e kanë kthyer dinjitetin

Avokati Arianit Koci në 19-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit ka thënë se trimat e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn 19 vjet më parë na e kanë kthyer dinjitetin.

Ai ka falënderuar edhe SHBA-të, UE-në, NATO-n, dhe miqtë tjerë, të cilët një vit më vonë përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës


Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

“Trima të Kosovës,

Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.

Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.

Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!

Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur falënderimin e përjetshëm për SHBA, UE, NATO-n, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë”. /Telegrafi/