Kobra nokauton argjentinasin

Gjergjaj të shtunën mbrëma në Grand Casino të Baselit në Zvicrës ka realizuar fitoren e tij të 18-të me nokaut nga gjithsej 24 fitore në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Boksieri ynë nokautoi argjentinasin në rundin e shtatë të duelit. Gjergjaj arrin edhe një sukses të madh në boksin ndërkombëtare duke bërë edhe një hap të madh në rrugën për majta e boksit botëror.
Gjergjaj pas meçit në profilin e tij në Facebook, tha se është i lumtur me fitoren. Ai ka falënderuar familjen e tij, shokët dhe sponsorusit.
“Një falënderim familjes, shokëve dhe sponsoruesve për mbështetje, dhe TEAM COBRA!”, ka shkruar Gjergjaj. /KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2014



















































