LAJMI I FUNDIT:

Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë – vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident

Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë – vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident
Vanessa dhe Kobe Bryant (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Kobe Bryant kishte katër vajza me bashkëshorten e tij, Vanessa Bryant. Vajza e tyre më e vogël, Capri, lindi në vitin 2019, ndërsa më e madhja, Natalia, mbushi 17 vjet, një javë para vdekjes së babait të saj.

Legjenda e basketbollit u takua me gruan e tij në vitin 1999. Asokohe, ai ishte 21 vjeçare, ndërsa ajo 17 vjeçare. Vetëm gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë, i kishte propozuar martesë duke mos nënshkruar kontratë paramartesore.

Para martesës, bashkëshortja e tij quhej Vanessa Laine, ndërsa ka origjinë gjysmë irlandeze dhe gjysmë meksikane. Çifti u martua në vitin 2011. Dhjetë vite më pas (2011) aplikuan për shkurorëzim, mirëpo i rregulluan marrëdhëniet mes tyre dhe në vitin 2013 njoftuan se kishin vendosur të qëndronin bashkë. Ata ishin të martuar kur Kobe ndërroi jetë.


https://www.instagram.com/p/B5ZkA7aHCq3

Kobe dhe Vanessa priten në jetë katër fëmijë, të gjitha vajza

https://www.instagram.com/p/B7gYqs8HxhK

Në vitin 2019, Bryant njoftoi se do të bëhej sërish baba, ndërsa më pas i lindi vajza e tij e katërt, Capri Kobe. Vajzat tjera janë: Natalia Diamante, Gianna Maria-Onore dhe Bianka Bella. Vajza më e madhe lindi në vitin 2003, ndërsa dy vite më pas Vanessa pati një abort. Në maj të vitit 2006, erdhi në jetë vajza e tyre e dytë, Gianna.

Vajza e tretë e çiftit, Bianka, lindi në vitin 2016, ndërsa fëmija i tyre i katërt, vajza e tyre e vogël, Capri, lindi në qershor të vitit 2019.

https://www.instagram.com/p/B4TT0tEn_uJ

Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter
Lexo po ashtu Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Vajza e dytë e Bryant ndoqi hapat e babait, por edhe ajo e humbi jetën bashkë me të

Vajza e Bryant, Gianna, e njohur si Gigi, kishte treguar talentin e babait që në fëmijëri. Kobe ishte rregullisht i pranishëm në ndeshjet e saja të basketbollit për ta motivuar për një karrierë në basketboll.

Mirëpo, mëngjesin e të dielës, ajo dhe babai i saj udhëtonin me helikopter për një ndeshje stërvitore basketbolli, kur helikopteri u rrëzua dhe ata e humbën jetën.

Kobe ishte i përkushtuar ndaj familjes së tij

https://www.instagram.com/p/B19p0ZWH5_l

Bryant gjatë gjithë kohës shpërndante fotografi të familjes së tij dhe u thurte atyre lëvdata. Nuk mungonin edhe imazhet kur Vanessa ishte shtatzënë dhe ata ishin në pritje të fëmijës.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë mëngjesin e të dielës kur helikopteri i tij u rrëzua, ndërsa bashkë me të u konfirmuan edhe katër të tjerë të vdekur. Në mesin e tyre ishte vajza 13 vjeçare, Gianna. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori