Koalicioni qeverisës, ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, pas më gjatë se dy vite qeverisje po paralajmëron një lloj riformatimi dhe ristrukturimi. Ky koalicion, bashkë me pakicat, përbën shumicën parlamentare, por nuk ka arritur ende të përmbushë disa nga vendimet kryesore që i ka premtuar me synimet dhe programin qeverisës. Këtë fakt e thonë edhe vet udhëheqës nga këto dy subjekte politike.
Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të pranohet fakti që ka vonesa në disa në fusha në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetareve.
Ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka kritikuar qeverisjen për ritmin e ngadaltë të punës dhe mos zhvillimin e duhur socio-ekonomik të vendit.
“Ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për riformatim, jo vetëm të numrave qeveritarë, të emrave qeveritarë, por edhe të funksionalitetit të politikave të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë e në fushën e atraktimit të investitorëve të huaj”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka theksuar se në fushën e politikave ekonomike duhet të ketë përmirësim për bizneset vendore, pasi “ato nuk e kanë përkrahjen adekuate stimuluese nga institucionet e Republikës së Kosovës”.
Në anën tjetër, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se kritikat që janë dhënë nga kryetari i Kuvendit dhe njëherësh edhe kryetari i PDK-së, janë normale në një vend demokratik. Ai ka hedhur poshtë pohimet për mos qëndrueshmëri të koalicionit. Ndërkaq, dështimi i deritashëm për të ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, sipas Abdullahut nuk ka ndodhur për fajin e Qeverisë.
“Miqtë tanë ndërkombëtarë ka htënë se një pengës e tillë që i behet demarkacionit është sajesë opozitare”, tha Abdullahu.
Analistët politikë konsiderojnë se Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa deri tash nuk ka arritur që të realizojë shumë prej projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe vendin në përgjithësi. Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se nga mos interesimi i qeverisë për të ndryshuar gjendjen, qytetaret janë duke u përballur me shumë probleme, duke u nisur nga ato elementare si arsimi, shëndetësia e të tjera.
“Gjatë gjithë kësaj kohe Qeveria e Kosovës është marrë kryesisht me dy tema – Asociacioni i Komunave dhe Demarkacioni. Ndërkohë, të gjitha temat tjera kanë mbetur nën hijen e këtyre dy temave, e ndonjëherë kjo i ka shërbyer Qeverisë edhe për t’i kamufluar dështimet e veta “, tha Mushkolaj.
Po ashtu, ai thotë se liderët e partive politike dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, në vazhdimësi kanë përmendur para qytetarëve se do të arrijnë që të realizojnë shumë projekte, por ato nuk janë realizuar. Sipas tij, çështjet që qytetarët kanë pritur shumë, kanë qenë ulja e shkallës së papunësisë, liberalizmi i i vizave, si dhe shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Koalicioni qeverisës përveç agjendës dhe programit qeverisës, është përballur edhe me rezistencën e vazhdueshme të opozitës për zbatimin e shumë politikave. Opozita, në disa raste, kishte si qëllim ta shtynte vendin edhe drejt zgjedhjeve te parakohshme, por deri tani koalicioni arriti që t’ju mbijetojë këtyre përpjekjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqiptohen 100 masa në Shkup, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe