LAJMI I FUNDIT:

Java e ardhshme vendimtare për koalicionet në balotazh

Java e ardhshme vendimtare për koalicionet në balotazh

Partitë politike tashmë kanë nisur takimet për mundësinë e lidhjes së koalicioneve për balotazh, që do të mbahet më 19 nëntor.

Së fundmi është realizuar koalicioni mes VV-së dhe AKR-së në Komunën e Prishtinës, si dhe në mes të po VV-së me AKR-në në Mitrovicë, por disa parti tjera ende nuk kanë vendosur se kë do të përkrahin.


Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se akoma nuk është vendosur për koalicionet e mundshme nëpër shumicën e komunave që do të jenë në balotazh.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Nisma-s për Kosovën, Bilall Sherifi, tha se nuk kanë ende ndonjë marrëveshje për koalicion në raundin e dytë të zgjedhjeve, por sipas tij, javën tjetër do të merret vendim rreth kësaj çështje.

Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, ka potencuar se për ta me rëndësi është qyteti i Mitrovicës.

“Është arritur koalicioni me Vetëvendosjen në komunën e Mitrovicës. Në Kamenicë po ashtu kemi arritur marrëveshje për ta mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar”, tha Makolli.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, theksoi se deri tani ky subjekt ka lidhur tri koalicione. “Deri më tash janë lidhur tre koalicione në nivel lokal, në Dardanë me AAK-në, Prishtinë me AKR-në dhe në Mitrovicë me AKR-në”, u shpreh Kurti.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për të mësuar rreth koalicioneve të mundshme të kësaj partie, por nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu, Telegrafi ka provuar  të marrë deklaratë edhe nga përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por kontakti me ta ishte i pamundur.

Ndryshe, kandidatët  e partive politike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë deklaruara për vija të kuqe të bashkëpunimit, dhe si rrjedhojë koalicionet ndërmjet tyre mund të ndryshojnë nga komuna në komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori