LAJMI I FUNDIT:

KMLDNj njofton Amnesty International për të drejtat e njeriut në Kosovë

KMLDNj njofton Amnesty International për të drejtat e njeriut në Kosovë

Zëvendësdrejtoresha e “Amnesty International” për Evropë dhe Azi Qendrore, Gauri van Gulik e shoqëruar nga hulumtuesi për Ballkan Todor Garos u takuan me përfaqësues të KMDLNj – së, Behxhet Shala, drejtor Eezekutiv dhe me Valentina Demolli, udhëheqëse e programeve.

Sipas kumtesës nga KMLDNj, përfaqësues të “Amnesty International” u interesuan për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë me theks të veçantë për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, kontributin e EULEX–it në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit, për krimet e luftës, të drejtat e pakicave dhe për gjendjen dhe trajtimin e të burgosurve në Kosovë.


“KMDLNj e informoi zëvendësdrejtoreshën e ‘Amnesty International’ për të drejtat e njeriut në Kosovë duke e vënë në pah se ato ndërlidhen dhe kushtëzohen me kontekstin ekonomik, social dhe politik. KMDLNj theksoi pozitën e rëndë të pensionistëve, personave të zhvendosur që nuk u lejohet kthimi në pronat e tyre, gjykimi selektiv i rasteve për krime lufte, pozitën e rëndë të fëmijëve që punojnë punë të rënda fizike, mospërmbushjen e detyrimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, kushtëzimin e integrimit të pakicës serbe me kërkesa politike ndërsa pozitën e romëve e vlerësoi si të rëndë në aspektin ekonomik sikur që e pohoi se ndaj romëve nuk ka qëndrim racist në Kosovë. U fol për lirinë e fjalës dhe të medieve. Gjithashtu u fol për kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës shkaku se vetëm Kosova është e përjashtuar nga zona Shengen”, thuhet në njoftimin e KMLDNj-së.

KMDLNj, e informoi “Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në stacionet policore, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese ku Kosova qëndron më mirë se disa shtete të rajonit.

Në këtë kontekst KMDLNj e theksoi problemin e zgjatjes së paraburgimit dhe stërzgjatja e vendimeve gjyqësore.

“Angazhimin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit KMDLNj e vlerësoi si përshtatje të këtij misioni me politikanët e vendit me të cilët jetojnë në një bashkëjetesë harmonike prandaj edhe kemi shumë probleme. KMDLNj e vlerësoi se në Kosovë mungon një adresë e përgjegjësisë ku do të drejtoheshin qytetarët dhe në vend të saj kemi katër adresa: UNMIK, EULEX, Serbia për pjesën veriore të Kosovës  dhe lokacionet ku jetojnë shumica serbe e që kontrollohet nga Serbia, dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori