LAJMI I FUNDIT:

KMLDNJ kërkon arrestimin e ish ministrit Teodosijeviq, për fyerje në baza etnike

KMLDNJ kërkon arrestimin e ish ministrit Teodosijeviq, për fyerje në baza etnike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nëpërmjet një komunikatë për media kanë kërkuar arrestimin e ish-ministrit Ivan Teodosijeviq, si dhe të gjykohet për urrejtje dhe fyerje në baza etnike.

Në komunikatë thuhet se “ministri i Serbisë në Qeverinë e Kosovës” nga Lista Serbe, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë të majme nga buxheti i Kosovës, asnjëherë nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës dhe në glorifikim të Serbisë.


“Së fundmi , në linjë me politikën e Serbisë të Aleksandër Vuçiqit, masakrën e shtetit të Serbisë në Reçak e konsideroi dhe u deklarua publikisht se është trillim i shovenistëve dhe terroristëve shqiptarë duke e mohuar çdo krim që Serbia e bëri në Kosovë. Si ‘ministër’ i Qeverisë së Kosovës, në shumë tubime dhe përcjellje që ua bënte politikanëve të Serbisë që ilegalisht hynin në Kosovë deklaronte se shovenistët dhe terroristët shqiptarë bënë krime ndaj serbëve para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë duke mos e treguar as ndjeshmërinë më të vogël ndaj viktimave civile shqiptare që u ekzekutuan dhe masakruan nga politika shoveniste dhe shfarosëse e Serbisë. Pas kësaj, kryeministri i Kosovës, me kërkesë të z/kryeministrit Enver Hoxhaj, e shkarkoi ministrin shovenist I. Teodosijeviq e që meriton përkrahje të plotë”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që i quajti shqiptarët terroristë
Lexo po ashtu Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që i quajti shqiptarët terroristë

Sipas KMDLNj-së ky shkarkim i drejtë, i arsyeshëm dhe i pashmangshëm i ministrit është veprim politik që është marrë në nivel politik.

“Mirëpo, edhe para këtij shkarkimi, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bazë të deklarimeve publike të I. Teodosjeviq është dashur të nis hetimet sipas detyrës zyrtare për faktin se këto deklarata nxisin urrejtje në baza etnike, fyerje në baza etnike dhe përmbajnë të dhëna të pavërteta. Shkarkimi i I. Teodosijeviq, nëse kemi për baza deklaratat e tij plot urrejtje nuk mund të konsiderohet dënim deri në kohën kur nuk do të përballet me ligjin për një vepër penale që sanksionohet sipas ligjeve në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

KMDLNj, po ashtu thotë se bazuar në deklaratat publike të ministrit të shkarkuar Teodosijeviq, pret nga Prokuroria Speciale e Kosovës të ndërmerr veprime të mbështetura në ligj, për shkak të nxitjes së urrejtjes në baza etnike dhe përmbajtjes së pavërtetë.

“Duhet të bëhet e qartë se ka dallim midis përgjegjësisë politike dhe asaj penale! Rasti Teodosijeviq është shembull tipik i bërjes së dallimit midis këtyre dy përgjegjësive”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori