Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës që ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë disa zyrtarëve të lartë të Serbisë.
Sipas KMDLNJ, autoritetet qeveritare duhet mos t’i pengojnë këta zyrtarë që të hyjnë në Kosovë por që ta shfrytëzojnë rastin që kur të hyjnë t’i arrestojnë ata.
KDMLNJ përmend rastin e fundit të ndalimit nga ana e Qeverisë të gjeneralit serb Lubisha Dikoviq dhe liderit radikal serb Vojisllav Sheshel.
Ja reagimi i plotë i KMDLNj–së:
Mos ua ndaloni hyrjen , mos i dëboni por i arrestoni!
Me vendim të Z/ministrit për Punë të Jashtme i është ndaluar hyrja në Kosovë liderit të Partisë Rdikale të Serbisë dhe udhëheqësit të njësitit paramilitar “Shqiponjat e bardha” që bënë shumë krime kundër civilëve në Kroaci , Bosnje dhe Kosovë , Vojsllav Sheshel të cilin Tribunali i Hagës e liroi nga çdo përgjegjësi për këto krime.
Gjithashtu edhe gjeneralit serb Dikoviq i cili i udhëhoqi inkursionet kriminale kundër civilëve në rajonin e Drenicës iu ndalua hyrja në Kosovë nga i njejti autoritet ndonëse , deri më tani hynte në Kosovë dhe takohej me gjeneralë të KFOR – it dhe EULEX – it sikur me miq të vjetër , sa herë që kishte dëshirë dhe ishte i respektuesuar nga autoritetet ndërkombëtare. Para një jave u ndalua dhe u arrestua ( jo për krime lufte por për kalim ilegal të kufirit në Merdare ) gjenerali Bojoviq kurse edhe Gjuriqit , alfa dhe omega e propagandës shoviniste serbe në Kosovë iu ndalua hyrja në Kosovë pasi që së bashku me Daçiqin dhe Vuçiqin e përfunduan misionin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!
Autoritetet kosovare po reagojnë me vonesë ndaj histerisë dhe pranisë së Serbisë në Kosovë duke e dëmtuar rëndë drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë sepse , duke ua ndaluar hyrjen në Kosovë të dyshuarve serbë për krime lufte në fakt ata po shfajësohen për këto krime.
Gjeneralët Dikoviq dhe Bojoviq domosdoshmërisht duhet të ndiqen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake sikur edhe udhëheqësi paramilitar i “Shqiponjave të bardha” gjithashtu në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake dhe politike. Dëbimi i tyre është ikje nga përgjegjësitë dhe është bërë për kalkulime politike.
Kosova ka një sistem të drejtësisë , sidomos për krime lufte , të lëndueshëm dhe i cili i përshtatet një oportuniteti politik , ndërkombëtar në radhë të parë dhe atij vendor prandaj pjesa dërrmuese e të dyshuarve dhe të akuzuarve për krime lufte serbë kanë mbetur të pandëshkuar.
Ata janë strehuar dhe sistemuar në institucionet e Serbisë , kanë mbrojtje nga shteti serb , bashkësia ndërkombëtare nuk e kërkon arrestimin e tyre , Kosova nuk ka të drejtë ta kërkojë ektradimin e tyre sikur që ata nuk mund të dënohen në mungesë nga gjykatat e Kosovës shkaku se nuk ia mundëson legjislacioni në fuqi. Tash , dhe kërkesa për ndalimin e hyrjes së tyre në Kosovë është dhurata më e madhe që iu bëhet të dyshuarve serbë për krime lufte në Kosovë.
Një vend normal jo që do t’ua ndalonte hyrjen të dyshuarve për krime lufte , siç po e bënë Kosova por do të shfrytëzonte çdo mundësi të ligjshme dhe ilegale që ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë.
A nuk veproi kështu Izraeli duke e kidnapuar Ajhmanin në Argjentinë për ta sjellur pranë gjykatës në Izrael për ta përmbushur drejtësinë dhe për t’i shpaguar viktimat duke iu ofruar drejtësi përmes dënimit të gjeneralit gjerman ! Si mund të flitet për drejtësi dhe si mund të shpaguhen viktimat e shumta civile në Kosovë kur përgjegjësit kryesorë nuk sillen para gjykatave të Kosovës për ta marrë dënimin e merituar që përveç se paraqet lehtësim për viktimat njëkohësisht është masë parandaluese që të mos ketë viktima në të ardhmen.
A po instalohet mosndëshkueshmëria për të dyshuarit serbë për krime lufte dhe përpjekja për dënim të shqiptarëve me çdo kusht , si një praktikë e ligjshme në Kosovë edhe me bekimin e ndërkombëtarëve dhe për këtë po përdoren politikanët e padijshëm kosovarë që janë të shantazhuar sikur edhe bisedimet kinse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ?! KMDLNj kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe pas luftës , pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe bindjeve politike duke i sjellur para gjykatave ata që urdhëruan , planifikuan , e bënë apo nuk i penguan këto krime.
KMDLNj është kundër vendimit për ndalimin e hyrjes në Kosovë për të dyshuarit për krime lufte dhe kërkon që ata të arrestohen.
KMDLNj mendon se kjo masë mund t’u shqiptohet politikanëve nga Serbia që organizojnë ekskurzione nacionaliste në Kosovë , duke i keqpërdorur vizitat private , politike dhe fetare që është edhe për marrjen e masave ndaj politikanë serbë në institucionet e Kosovës që marrin paga nga Buxheti i Kosovës ndërsa i shërbejnë Serbisë dhe sillen sikur të ishin zyrtarë dhe autoritete të Serbisë!
Pa ballafaqim me të kaluarën , të të gjitha palëve nuk do të ketë drejtësi për viktimat , përgjegjësi për ata që u dëshmohet fajësia për krime , normalizim të marrëdhenieve midis dy shteteve dhe pajtim eventual. Me masa administrative dhe presion politik mund të imponohen marrëveshjet , mund të simulohet paqja por jo edhe pajtimi i mirëfilltë midis popujve.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje