Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova po i bën presion Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas KMDLNj-së, duket se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është bërë një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE–së të cilat duan që ky proces të përmbyllet me një procedurë të përshpejtuar përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ka rekomanduar të mënjanohen këto shkelje.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Duket se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (në Kosovën multietnike!!!) është bërë një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE – së të cilat duan që ky proces të përmbyllet me një procedurë të përshpejtuar përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ka rekomanduar të mënjanohen këto shkelje.
Serbët e instrumentalizuar nga Beogradi po kërkojnë që ky Asociacion i Komunave serbe, Asociacion i formuar sipas parimit ekskluzivisht etnik të formohet sa më shpejtë duke këmbëngulur që kjo të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit e jo sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Beogradi as që dojë të dëgjojë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e Komunave serbe por duket as ndërkombëtarët.
Ndryshe, si të kuptohet ‘mesazhi’ i Shefës së Zyrës së BE – së në Kosovë, Natalyia Apostolova e cila thotë se: ‘marrëveshja’ për asociacionin duhet të rishikohet edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese përveç se një kërcënim dhe ndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e vendimeve të mëhershme kur pikërisht kjo gjykatë konstaton 24 shkelje në marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionin e Komunave serbe.
Insistimi i zonjës Apostolova për rishikim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave serbe është ndërhyrje flagrante në Gjykatën Kushtetuese dhe si e tillë është e papranueshme dhe paraqet presedan shumë të rrezikshëm që bënë përpjekje që Gjykatën Kushtetuese ta shndërrojë në një mekanizëm për zbatimin e projekteve të dëmshme politike për Kosovën në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën të cilën duhet ta mbrojë Gjykata Kushtetuese.
Asociacioni i Komunave serbe nuk është asociacion në shërbim të qytetarëve por është instrument legal për zbatimin e politikave të Beogradit në Kosovë dhe si e tillë paraqet pushtet të tretë në Kosovë dhe bërthamë të një autonomie politike dhe territoriale. Vetëm nëse ky Asociacion formohet në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës mund të vazhdohet me themelimin e saj. Ndryshe, nëse zbatohet Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit në kundërshtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, për çka duket se po angazhohet edhe zonja Apostolova si Shefe e Zyrës së BE – së në Kosovë e cila po kërkon rishikimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë, pa dyshim po e lejojmë themelimin e një entiteti politik dhe etnik serb brenda Kosovës në vartësi të Beogradit e që do të jetë shumë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë