Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot pas ndalimit në Serbi të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar tri ditë më parë dhe i është dhënë masa e paraburgimit.
KMDLNj thekson se kohëve të fundit Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës me arsyetim se kanë qenë pjesë e UÇK-së.
“Gjithashtu, edhe në Maqedoni të Veriut po arrestohen shqiptarët që janë vënë në listën e Interpolit, me kërkesë të Serbisë. Pastaj po hiqen të zitë e ullirit për të pamundësuar ekstradimin e tyre në Serbi. Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës ishte arrestuar tre ditë më parë në Serbi në ndërkohë që gjykata përkatëse ia caktoi masën e paraburgimit, 30 ditë. Nga burime të paverifikuara thuhet se është marrë në pyetje për rastin në Banjskë të Zveçanit kur pati një sulm paramilitar ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej, KMDLNj thekson se thuaja në 95 për qind të rasteve të arrestimit, të arrestuarit ishin pjesëtarë të UÇK-së.
“KMDLNj në shumë reagime pati kërkuar që ta shmangin kalimin nëpër territor të Serbisë për të shkuar në vendet e tjera. Autoritetet serbe ka bërë arrestime të përzgjedhura duke e përshtatur me dinamikën e arrestimeve të serbëve në Kosovë. Këto arrestime tashmë po shndërrohen në një ping – pong politik ku më së paku bëhen përpjekje për të siguruar drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për ata që janë pjesë e zinxhirit të përgjegjësisë për krime”, thuhet në reagim.
KMDLNj thekson tutje se për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë nuk ka shumë mundësi të sigurohen se ndaj të arrestuarve në Serbi, qytetarë të Kosovës, respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, sipas standardeve ndërkombëtare.
“Ndërkaq, qytetarët serbë të arrestuar në Kosovë e që kanë thuaja 100 për qind shtetësi të dyfishtë apo edhe për shtetasit e Serbisë të arrestuar në Kosovë, përjashtuar rastet skajshmërisht të rralla, vizitat monitoruese lejohen dhe faktet tregojnë se ata trajtohen plotësisht në përputhje me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në reagim.
Tutje, KMDLNj thekson se është në interes, në radhë të parë të familjeve të të arrestuarve, pavarësisht shtetas të cilit shtet janë, pastaj edhe publikut që të sigurohen informata nga burime të paanshme dhe të pavarura për trajtimin e personave të dyshuar e që mbahen të arrestuar në Kosovë, Serbi apo një shteti tjetër të rajonit prandaj KMDLNj pati propozuar që të bëhet një marrëveshje mbështetur në vullnet të mirë e që iu lejohet monitorimi i papenguar personave të privuar nga liria në Kosovë dhe Serbi.
“Monitorimi do të bëhej ekskluzivisht nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe raporti i monitorimit do të dërgohej te Shërbimet Korrektuese të shteteve përkatëse që kanë përgjegjësi për trajtimin e personave të privuar nga liria sikur edhe te Ministritë e Drejtësisë. Për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe profesionale policore gjatë arrestimit dhe mbajtjes policore prej 48 orëve, përgjegjësia do të adresohet te drejtori i Policisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme.
KMDLNj pret që Arbnor Spahiu do të trajtohet në përputhje me të drejtat që i takojnë , se do të ketë vizita të lejuara, mbrojtje dhe mbrojtës për të cilin vet ai përcaktohet dhe se rasti i tij nuk do të politizohet. Vetëm pasi të arrestuarit në Serbi, shtetas të Kosovës janë liruar, KMDLNj ka siguruar prova se ndaj tyre trajtimi policor dhe gjatë mbajtjes ka qenë korrekt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael