LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: SBASHK-u kërcënimet për grevë i ka shndërruar në sport të mbijetesës

KMDLNj: SBASHK-u kërcënimet për grevë i ka shndërruar në sport të mbijetesës

Këshilli për Mbrojtjen për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ( KMDLNj), ka reaguar ndaj paralajmërimeve për greva në arsim, duke thënë se  SBASHK, i shoqëruar nga BSPK po ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës.

Në komunikatën e bërë nga KMDLNj thuhet se, SBASHK-u kërcënimin me grevë e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar dhe manipuluar politikisht, transmeton Telegrafi.


“Nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë në bazë të vlerësimeve dhe nevojave të komunës”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Reagimi i plotë:

“SBASHK-u , tash e shoqëruar me BSPK-në , me prindër të shkollave që për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve në disa fshatra të komunës së Kamenicës janë mbyllur e që DKA dhe kryetari i kësaj komune, kanë bërë zgjidhje të mirë duke mos e lënë asnjë nxënës jashtë procesit mësimorë dhe asnjë mësimdhënës, pa vend pune , bënë një grevë paralajmëruese para komunës së Kamenicës duke kërkuar nga kryetari Kastrati ta tërheq këtë vendim , në të kundërtën kërcënuan se tërë Kosovën do ta bëjnë Kamenicë që nënkupton grevë të përgjithshme. Duket se SBASHK-u, në mungesë të rritjes së aktiviteteve, në mënyra refleksive po reagon ose me kërcënim për grevë të përgjithshme ose edhe duke organizuar grevë sikur që ishte greva e vitit të kaluar e që e solli në kolaps arsimin në Kosovë përkundër faktit se ky arsim edhe ashtu ishte në gjendje të brishtë. Për grevën e organizuar kundër interesave e dhe në mospajtim të plotë të DKA-ve, Këshillit të Prindërve dhe MASHT-it dhe për tërë kohën sa ishin në grevë morën paga, SBASHK-u , nuk denjoi të respektoi nxënësit duke ua kompensuar orët e humbura për të cilën pameritueshëm u paguan. Me grevën e përgjithshme, SBASHK-u e shantazhoi DKA-të, MASHT-in, Qeverinë e Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët. Duke hyrë në pazare me parti të caktuara politike, duke krijuar raporte klienteliste dhe duke shantazhuar institucionet me grevë që nuk i dihet fundi dhe me kërcënim se ai vit shkollor mund të jetë i humbur… SBASHK-u arriti të realizojë çdo kërkesë ndonëse udhëheqësit e kësaj greve duhet t’i nënshtroheshin përgjegjësisë penale.

SBASHK-u, kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht. Kujtojeni marrëvejen e nënshkruar të SBASHK-ut të “pavarur” me subjektet politike dhe koalicionet në fushatën parazgjedhore ku hyjnë në raport dhe shërbimi tipik klientelistë ndonëse padronët e tyre as që e kishin të siguruar fitoren në zgjedhjet e vitit 20017. Ishte rast tipik i kontrabandimit të votave apo shitblerjes së votave. Pastaj, gjatë negociimit për rritje të pagave, SBASHK-u hyri në “trekëndëshin e Bermudeve”, midis kryeministrit, kryeparlamentarit dhe ministrit të MASHT-it. Ishte një tregti e palejueshme dhe e dënueshme.

Tash, SBASHK-u, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, DKA të kësaj komune dhe krytarit Kastrati duke e kushtëzuar –shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Kastrati. Nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë në bazë të vlerësimeve dhe nevojave të komunës.

Nxënësit, por edhe mësimdhënësit, sidomos të ciklit të ulët kanë nevojë për një mjedis social, për shoqërizim me nxënësit tjerë të moshave të njejta. Mbajtja e mësimeve me 3 – 5 nxënës është e dëmshme për nxënësit edhe për mësimdhënësit që ligjërojnë disa lëndë.

KMDLNj e ka parasysh interesin e nxënësve dhe të mësimdhënësve për mësimnxënie dhe mësimdhënie qoftë edhe me standardet minimale ndërkombëtare. Edukimi cilësorë është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet.

SBASHK-u, përkatësisht kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka kërkuar që shkollat të mos mbyllen edhe një (1) vit e pastaj, shohim e bëjmë. Është e pamoralshme, cinike e dëmshme dhe e turpshme deklaratat folklorike të drejtuesve të SBASHK-ut se: “mbyllja e shkollave shkakton zbrazjen e territoreve etnikisht të pastërta shqiptare dhe marrëzira të ngjashme” thuaja se kufirin e Kosovës mund dhe duhet ta mbrojnë 3 – 5 nxënës të klasës së parë të shkollës fillore kur kjo duhet dhe është përgjegjësi e shtetit.

SBASHK-u ka mandat të mbrojë interesat e punëtorëve të arsimit. BSPK –ë ka mandat të mbrojë të drejtat e punëtorëve kurse KMDLNj ka mandat të mbrojë të drejtat e njeriut , pa asnjë dallim në baza etnike, fetare, gjinore, moshore, racore dhe pavarësisht profesionit që e kanë apo statusit shoqërorë. Çdo tejakalim i këtyre mandateve është në kundërshtim me bazën ligjore mbi të cilën veprojnë SBASHK-u, BSPK-ë dhe KMDLNj-ë.

Në rast se gjatë reformës të arsimit në komunën e Kamenicës dëmtohen intereset e nxënësve, prindërve apo personelit arsimorë, KMDLNj do të dalë në mbrojtje të drejtave të mohuara, kurse, deri atëherë e përkrahë kryetarin Kastrati, DKA-në në ushtrimin e përgjegjësive që iu garanton Ligji dhe kërkon që të gjitha palët të japin një kontribut konstruktiv në interes të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori