LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Raporti i Freedom House shkel parimin e prezumimit të pafajësisë  

KMDLNj: Raporti i Freedom House shkel parimin e prezumimit të pafajësisë  

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi sot se raporti i Freedom House ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë.

KDMLNj thekson se Freedome House edhe këtë vit doli me një raport që në shkallën 80 – 85 % ishte i ngjashëm me raportin paraprak.


Lexoni të plotë reagimin:

Raporti i Freedom House shkel parimin e prezumimit të pafajësisë! Freedome House edhe këtë vit doli me një raport që në shkallën 80 – 85 % ishte i ngjashëm me raportin paraprak.

Ishte thuaja një riciklim i një raporti të mëparshëm që e rendit Kosovën në vendet gjysmë të lira dhe përgjegjësinë për këtë gjendje e shpërndanë thuaja te të gjitha institucionet; Presidenca, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës.

Ky raport apo rekomanduesit që e kanë dërguar nga Kosova brumin nga i cili është gatuar raporti duket se nuk e kanë të qartë se Qeveria e Kosovës e ka marrë pushtetin thuaja në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë e pastaj për shkak të luftës në Ukrainë ishte përballur me probleme të mëdha shkaku se ishte një krizë e përmasave globale për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të naftës, energjisë elektrike dhe gjërave ushqimore të cilat me shumë probleme po i menaxhojnë shtetet shumë më të fuqishme e lëre më Kosova që, krahasuar me këto shtete ka një buxhet social.

Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin
Lexo po ashtu Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin

Në rrethanat ekzistuese është e pamundur të mendohet, edhe për një kohë, për projekte zhvillimore por vetëm për projekte të mbijetesës. Natyrisht se nuk mund të kontestohet se në një masë është prekur liria e shprehjes, puna e gazetarëve dhe se pritjet edhe në fushat tjera kanë qenë në shpërputhje me mundësitë e realizimit prandaj edhe janë bërë pjesë e këtij dhe raporteve tjera.

Është interesant se ky raport merret me ish – presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si ndikues në proceset që po kalon Kosova përmes implikimit në aferat korruptive dhe ndikimeve në përzgjedhjen e kuadrove politike dhe në proceset politike ndonëse më shumë se 17 muaj është i paraburgosur në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, me aktakuzë të konfirmuar dhe para një procesi maratonik gjyqësor.

Implikimi paragjykues i Hashim Thaçit e dëmton shumë ish presidentin e Kosovës dhe të akuzuarit e tjerë për faktin se i mbushë armët Prokurorit Special që ta refuzojë çdo kërkesë për mbrojtje në liri apo zëvendësim të masës së paraburgimit me ndonjë masë më të lehtë sikur që ka ndodhur deri më tani kur janë refuzuar të gjitha kërkesat e mbrojtësve të të gjithë të akuzuarve për mbrojtje në liri apo ndonjë masë tjetër me ç’rast Prokurori Special, në kërkesën për refuzim ka cituar intervistat e personave të caktuar të deklaruar haptas kundër UÇK-së, që kanë qenë në shërbim të Serbisë dhe që kanë marrë fonde nga Serbia.

Realisht, me vetëdije apo pa ndonjë qëllim të caktuar, Raporti i Freedom House dëmton rëndë të drejtat e njeriut të akuzuarve që janë të paraburgosur në Hagë sepse e shkel parimin e prezumimit të pafajësisë duke u radhitur në krahë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes cilësimit të pambështetur në fakte për ndërhyrje të ish presidentit të Kosovës, tash i paraburgosur një kohë të gjatë në Njësinë e Paraburgimit të DHS –a në Hagë, se po ndërhynë në proceset politike në Kosovë dhe duke e akuzuar për korrupsion të profilit të lartë ndonëse mbahet në masa të rrepta të kontrollit ku i regjistrohet çdo fjalë e thënë, qoftë gjatë komunikimit me telefon, skype, gjatë vizitave por, sigurisht edhe gjatë takimit me avokatë ndonëse thuhet se bisedat me avokatë nuk regjistrohen.

Edhe Freedome House duhet ta respektojë parimin se çdo i akuzuar për çfarëdo vepre që akuzohet konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës kompetente e që në rastin konkret nuk po respektohet ky parim.

Në praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut çdo deklarim publik apo raport që shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë konsiderohet si presion në gjykata sepse ndikon në marrje të vendimit gjyqësor prandaj paraqet shkelje e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.

Realisht, sipas KMDLNj –së të gjitha raportet duhet të adresojnë brengat dhe përgjegjësitë për moszgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, për mosdënim të përgjegjësve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pa bërë asnjë dallim në baza etnike e të tjera e jo të shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë, thuaja krejtësisht në baza etnike për ata që janë të akuzuar siç është rasti i shtetasve të Kosovës, të paraburgosur, të akuzuar dhe që po dënohen para Gjykatës Speciale në Hagë.

Këto janë raporte politike e që pashmangshëm prodhojnë efekte dhe pasoja të dëmshme për ata që janë pjesë e  përgjegjësisë sipas këtij raporti. Në fund të fundit edhe raporti i Dick Martit ishte krejtësisht politik mirëpo dëmet që i ka shkaktuar Kosovës janë të pallogaritshme dhe të pariparueshme përkundër fakteve që dolën kohëve të fundit.

Sipas Konstatin Kosaçev, Dick Martit dhe shtetit të Serbisë, Serbia nuk ka bërë fare krime në Kosovë kurse Kosova ka hyrë në databazat e shteteve që janë akuzuar për heqje të organeve të pengjeve të luftës për qëllim të transplantimit në shtete tjera në baza etnike ( serbë, romë etj.) si dhe të shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me regjimin e Serbisë. Ata që për shkaqe kryesisht materiale e kanë përkrahur dikur Dik Martin, sot thurin elozhe për raportet që përmbajtësish janë në përkrahje të këtij raporti. Të tillë janë edhe ata që duan të përfitojnë politikisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori