Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas rritjes së rasteve të fundit me COVID-19, në Kosovë, duke thënë se pret nga Qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale.
KMDLNj thekson se është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit, andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme.
“Fillimisht KMDLNj pati kërkuar që në rrethana të caktuara dhe në përputhje me rekomandimet e IKSHPK të zbuten e në disa raste edhe të hiqen krejtësisht masat kufizuese , si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
KMDLNj pati përkrahur masat e qeverisë Kurti për kufizim të lirisë së lëvizjes ndonëse ishte e sigurt se nuk janë kushtetuese mirëpo midis të drejtës për jetë dhe lirisë së lëvizjes përparësi absolute ka e drejta për jetë dhe , mbështetur në këtë parim do ta përkrahë çdo vendim të qeverisë Hoti që merret me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Madje KMDLNj thërret kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj që në përputhje me mandatin që e kanë dhe në bashkëpunim me të gjithë faktorët përgjegjës dhe kompetent të përshpejtojnë marrjen e vendimeve të menjëhershme në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve për aq kohë sa të kemi rritje të rasteve.
KMDLNj fton partitë opozitare që të bashkëpunojnë me qeverinë në përpjekje për frenim të pandemisë dhe luftën politike ta lënë për një kohë kur do t’i kthehemi normalitetit apo kur numri i të infektuarve do të jetë i menaxhueshëm. Në gjendjen në të cilën jemi në luftë kundër pandemisë nuk mund të jetë vetëm një adresë e përgjegjësisë për përgjegjësi do të kenë të gjithë si pozita, opozita dhe qytetarët që nuk po iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente.
Është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme. KMDLNj pret që qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert