Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka thënë se është e drejtë elementare e personave të privuar nga liria që të kenë materialet e përkthyera në gjuhën e tyre.
“Së fundi, njëri ndër të akuzuarit nga Gjykata Speciale, z.Kadri Veseli kërkoi që të gjitha materialet që kanë të bëjnë me rastin e tij të përkthehen në gjuhën shqipe në mënyrë që të përgatisë mbrojtjen e që deri më tani kjo e drejtë elementare e njeriut në përgjithësi dhe e drejtë e personave të privuar nga liria, në veçanti vetëm pjesërisht ishte përmbushur ose ishte përmbushur me vonesë të madhe e që ka ndikuar në cilësinë e përgatitjes së mbrojtjes.
KMDLNj, edhe më parë ka reaguar për faktin se, edhe në vendimet për konfirimim të aktakuzës, përkthimi në gjuhën shqipe ka qenë jo i plotë dhe ishte bërë me vonesë. Gjykata Speciale pati dalë me një sqarim se materialet gjyqësore po përkthehen mirëpo duket se këtë çështje e ka konsideruar dhe po e konsideron si çështje të rëndësisë dytësore dhe në këtë mënyrë po i shkel të drejtat e njeriut për persona të privuar nga liria e që mbrohen me ligjet e Kosovës (thuhet se kjo Gjykatë është e Kosovës) dhe me ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e që janë integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka theksuar se kjo çështje ndërlikohet dhe banalizohet skajshmërisht për faktin se Gjykata Speciale deklaron se të burgosurit në aktakuzë e sigurisht edhe të paraburgosurit duhet t’i drejtohen kësaj Gjykate që materialet të përkthehen në gjuhën amtare apo në gjuhën që e kuptojnë.
“Nëse Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, dhe ashtu deklarohet gjithmonë kur ka interes duhet ta ketë të qartë se gjuhët zyrtare të Kosovës janë gjuha shqipe, serbe dhe të komuniteteve tjera në rast se i plotësojnë kushtet e parapara për ligjin e Gjuhëve që e rregullon përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë.
Është kundër të drejtave të njeriut që përkthimi gjatë seancës të jetë në gjuhën shqipe kurse materialet që duhen për seancë nuk iu dorëzohen të akuzuarve paraprakisht në gjuhën shqipe. Madje as vendimi për vazhdimin e paraburgimit nuk iu dorëzohet në kohë palëve në gjuhën shqipe sikur as kundërshtimi i avokatëve mbrojtës nuk iu dorëzohet me kohë të të akuzuarve. Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, gjykatësi i procedurës e cakton gjuhën që përdoret e që është gjuha angleze”, thuhet në njoftim.
KMDLNj shton se me këtë diskriminim flagrant që iu bëhet të akuzuarve me mospërkthim me kohë të të gjithë materialit në gjuhën shqipe, përveç se shkelet Ligji për Gjuhë i Republikës së Kosovës, Gjykata Speciale e pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve e cila nuk mund të bëhet pa bashkëpunim i akuzuar-avokat, nuk siguron një proces të drejtë gjyqësor dhe nuk trajton njëjtë palët në procedurë.
“Sipas ligjeve të Kosovës, të gjitha materialet fillimisht përkthehen në gjuhën shqipe, serbe dhe të komuniteteve tjera ku përbëjnë shumicën dhe, në raste të veçanta në gjuhën angleze. Gjykata Speciale po e bënë të kundërtën, të gjithë materialet i përkthen në gjuhën angleze e në raste të veçanta në gjuhën shqipe. Për KMDLNj-në kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pa asnjë dyshim”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert