Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një njoftimi për media thekson se mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, e jo se nuk janë plotësuar kriteret.
KMDLNj thekson se qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që e vendosë realisht se kur do të liberalizohen vizat dhe e cila vazhdimisht vë kërkesa të reja dhe politikanëve kosovarë që fatin e tyre të mbijetesës politike e lidhin me liberalizimin e vizave.
“Qytetarët e Kosovës për një kohë të gjatë po mashtrohen në radhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare e pastaj si pasojë edhe nga politikanët kosovarë se procesi i liberalizimit të vizave është perspektivë evropiane, diçka e pashmangshme dhe vetëm sa nuk ka ndodhur. Të gjitha vendit e rajonit kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave pasi, kryesisht, vetëm pjesërisht i kanë përmbushur kriteret e parapara dhe se ky liberalizim ka qenë më shumë politik, se sa përmbushje e standardeve të parapara”, thuhet në reagim.
KMDLNj thekson se për dallim nga shtetet tjera, që në planin e përmbushjes së kritereve dhe forcimit të demokracisë përmes shtetit të së drejtës kanë pasur lehtësime dhe kritere më të buta, Kosovës i janë vendosur kritere që nuk i ka pasur asnjë vend apo shtet i rajonit siç ishte demarkacioni, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe kritere të tjera.
“Liria e lëvizjes si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe vlerë e demokracisë i është mohuar dhe po u mohohet vetëm qytetarëve të Kosovës por jo edhe shteteve tjera që kanë dalë nga shpërbërja e dhunshme e ish – Jugosllavisë dhe të cilat nuk qëndrojnë aspak më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve të kërkuara. Politikanët kosovarë ata që kanë qenë në pushtet pa asnjë dallim i kanë pranuar kushtet e BE për liberalizim të vizave edhe në raste kur edhe mund t’i kenë dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, sikur që ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe bisedimet me Serbinë”, theksohet në njoftimin e KMDLNj-së.
Sipas Këshillit, vendet e rajonit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe sidomos Bosnja dhe Hercegovina nuk qëndrojnë asgjë më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve.
“Nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera që e kanë përfituar lirinë e lëvizjes në zonën Shengen, edhe Kosova i ka plotësuar ato kushte dhe çdo vonesë që i bëhet liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospërmbushjes së standardeve të parashtruara por se ka prapavijë dhe qëllim politik, i cili si mjet shantazhi do të dëmtojë rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, do të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë…”, thuhet në reagimin e Këshillit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?