LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Mbyllja e bizneseve pa miratimin e Pakos për Rimëkëmbje, hap drejtë anarkisë dhe falimentimit të tyre

KMDLNJ: Mbyllja e bizneseve pa miratimin e Pakos për Rimëkëmbje, hap drejtë anarkisë dhe falimentimit të tyre

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave kundër pandemisë COVID-19.

Sipas KMDLNJ-së, mbyllja e bizneseve pa miratim të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike është hap drejtë anarkisë dhe falimentimit të tyre.


““KMDLNJ e kundërshton çfarëdo kufizimi të bizneseve, pa asnjë dallim, nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit. Deri më tani Qeveria nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrmihëse e shumicës së bizneseve sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Rukiqi: Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps
Lexo po ashtu Rukiqi: Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Në fundjavën që shkoi, në Kosovë ka qenë e ndaluar veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19. Po ashtu, kanë qenë të mbyllura edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Bizneset në Kosovë, për të mbajtur punëtorët në punë dhe për t’i rikuperuar humbjet nga pandemia, janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej 60 milionë euro, por ato janë vlerësuar si të pamjaftueshme nga vetë bizneset. /Telegrafi/