LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj, letër të hapur drejtuar institucioneve për dhunën në shkolla

KMDLNj, letër të hapur drejtuar institucioneve për dhunën në shkolla

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka drejtuar një letër të hapur në drejtim të institucioneve relevante në lidhje me dhunën në shkolla.

KMDLNj thekson se është koha e fundit që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë seriozisht çështjen  e dhunës në shkolla.

Lexoni të plotë letrën e KMDLNj-së:

“Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë , në kuadër të mandatit për monitorimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, i shqetësuar thellë për rritjen e dhunës në shkolla fillore dhe të mesme, dhunës fizike ndaj nxënësve, dhunës së ushtruar ndaj personelit arsimor, bartjes së armëve të ftohta dhe të zjarrit, përdorimi i këtyre armëve, përdorimit të papenguar të mjeteve narkotike, duhanit dhe pijeve alkoolike si dhe dukurive të tjera negative që ndikojnë në formimin e personalitetit të nxënësit, edukimit të tyre përmes planprogrameve të avancuara si parakusht për krijimin e një brezi regjenerues strategjik për kombin dhe Kosovën, Ju drejtohet që t’i ndërmerrni të gjitha masat e duhura që të eliminohen këto dukuri negative që seriozisht po e dëmtojnë brezin më premtues dhe më të ndjeshëm, nxënësit dhe rininë e Kosovës.

Të nderuar,

Jemi dëshmitarë të incidenteve të përditshme ku protagonistë janë nxënës të cikleve të larta të shkollës fillore si dhe të shkollave të mesme që tashmë, për fatin tonë të keq janë shndërruar në “luftëtarë” të vërtetë që librin e kanë zëvendësuar me armë të cilat lehtësisht i përdorin duke plagosur nxënës të tjerë që, në disa raste përfundojnë me fatalitet. Deri më tani, kryesisht po merremi me pasoja që janë të kushtueshme për të gjithë dhe me këto pasoja po merret Policia e Kosovës, prokuroria e Shtetit dhe Gjyqësori në ndërkohë që askush nuk ka punuar në përpilimin e planeve parandaluese prandaj kjo dukuri, dhuna në shkolla, dhuna ndaj nxënësve dhe dhuna e nxënësve ka marrë përmasa shqetësuese.

Të nderuar,

KMDLNj ka shpresuar që komisionet që i drejtoni do ta ndajnë shqetësimin me prindërit e nxënësve që nuk kanë siguri për fëmijët e tyre në shkollë apo rrugës gjatë shkuarjes apo kthimit nga shkolla duke pritur që këtë fenomen, tashmë me përmasa shqetësuese do ta trajtoni si pikë të rendit të ditës apo në njërën nga seancat parlamentare sepse, si të zgjedhurit e tyre keni detyrim t’i përfaqësoni dhe mbroni interesat e tyre.

Është koha e fundit që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë seriozisht këtë çështje të dhunës në shkolla sepse, nëse merremi vetëm me pasoja dhe jo me masa parandaluese, atëherë kjo dukuri do të prodhojë një situatë të tensionuar në shkolla ku nuk do të ketë kushte , as për mësimdhënie e as për mësimnxënie. Kjo dukuri do të ndikojë edhe në situatën e përgjithshme të sigurisë të vendit.

Të nderuar,

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejatve e t lirive të Njeriut pret nga ju një veprim të shpejtë në përpilimin e planeve të zbatueshme për parandalimin e dukurive negative në shkolla siç janë rritja e përdorimit të mjeteve narkotike, pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ikja nga orët dhe braktisja e shkollimit, martesat e hershme dhe të kundërlighshme, “demilitarizimin” e nxënësve si parakusht kryesor, në mos në eliminimin e tërësishëm të dhunës atëherë në zvogëlimin e saj.

Në këtë kontekst duhet të kërkohet aktivizimi më i madh i prindërve, dënimi i atyre që shesin pije alkoolike dhe duhan personave të moshës së mitur, ashpërsimi i politikës ndëshkuese për shitësit dhe shpërndarësit e mjeteve narkotike, forcimi i punës së psikologëve që është simbolik në shkolla dhe kontrolli më i madh i nxënësve që dyshohen se bartin armë.

Mirëpo, si kusht i domosdoshëm për luftimin e këtyre dukurive negative është përpilimi i programeve arsimore që mund të zbatohen në Kosovë e jo kopjimi i këtyre programeve nga shtetet tjera që janë përpiluar në një kontekst krejt tjetër politik, ekonomik, social, shoqëror, kulturor dhe tradicional prandaj nuk gjejnë zbatim.

Për fund; nëse nuk hartoni programe parandaluese kundër dhunës në shkolla, atëherë për pasojat e pashmangshme përgjegjësinë (më të madhe) do ta keni ju!” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori