LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ kërkon të hetohet Becthel & Enka për rastin e humbjes së jetës së dy policëve

KMDLNJ kërkon të hetohet Becthel & Enka për rastin e humbjes së jetës së dy policëve

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një reagimi ka kërkuar hetim për kompaninë e ndërtimit Bechtel & Enka, për rastin e humbjes së jetës së dy policëve të rënë në lumin Lepenc.

“Pas raporteve të obduksionit dhe pas hetimit të Prokurorisë për vdekjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc, KMDLNj kërkon të intensifikohen hetimet kundër Bechtel & Enka për përgjegjësi eventuale aq më tepër që ditë më parë është përsëritur aksidenti në të njëjtin vend, fatmirësisht, pa viktima në njerëz. Sipas raportit të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, automjeti i policëve të aksidentuar teknikisht ka qenë në rregull kurse shpejtësia ka qenë 30 – 35 km/h. Realisht, në një terren ku nuk ka akull apo që është i rrëshqitshëm për shkaqe tjera me një automjet teknikisht në rregull, frenimi nuk paraqet problem”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, përcjell Telegrafi.


Ky këshill thotë se mospasja e sinjaleve dhe ndriçimit në rrugë mund të jetë shkaktar për humbje të jetës së dy policëve

“Mospasja e sinjaleve dhe ndriçimit në rrugë ku bëhen punët dhe e cila ngushtohet e që është përgjegjësi e kompanisë që i ka kryer punët mund të jetë shkaktar për humbje të jetës së dy policëve dhe këto, pas një hetimi duhet të kërkohet përgjegjësia eventuale e Bechtel – Enka e cila, me pëlqimin e politikanëve të korruptuar kosovarë ka bërë krim të pashembullt ndaj mjedisit në Luginën e lumit Lepenc duke e degraduar dhe shkatërruar pakthyeshëm sistemin ekologjik të kësaj pjese të Kosovës”, thotë KMDLNJ. /Telegrafi/