LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ kërkon nga Inspektorati policor të hetoj rastin e dhunës ndaj Veron Hasanit

KMDLNJ kërkon nga Inspektorati policor të hetoj rastin e dhunës ndaj Veron Hasanit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar dhunën e përdorur ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani dje gjatë konferencës për medie të presidentit, Hashim Thaçi.

KMDLNJ ka kërkuar që të bëhet një hetim i shpejtë dhe të ndërmerren masa ligjore.

Këshilli… po ashtu ka kundërshtuar veprimin e policisë që kishte tentuar tua merrnin telefonin gazetarëve teksa po e xhironin ngjarjen.

Detaje për incidentin që ndodhi gjatë konferencës së Thaçit ku u arrestua një aktivist i LVV-së
Lexo po ashtu Detaje për incidentin që ndodhi gjatë konferencës së Thaçit ku u arrestua një aktivist i LVV-së

“KMDLNJ e përkrah çdo protestë të qytetarëve, individuale apo të organizuar që bëhet në mënyrë paqësore dhe që është e rregulluar me ligjet në fuqi sikur që e dënon çdo dhunë që përdoret pavarësisht nga kush ushtrohet. KMDLNJ sidomos kundërshton, si veprime të kundërligjshme rastet kur dhuna përdoret ndaj personave që janë të neutralizuar nga Policia dhe që nuk paraqesin rrezik për sigurinë e askujt. Meqë KMDLNJ mendon se rasti i Veron Hasanit është i tillë e që nënkupton se kemi të bëjmë me dhunim dhe shkelje serioze të drejtave të njeriut, KMDLNJ kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime të shpejta dhe të ndërmerr masa ligjore në përputhje me përgjegjësitë që ia jep ligji. Për një delikt verbal Policia nuk ka autorizim e as të drejtë të përdor forcë fizike. KMDLNj kundërshton veprimin e Policisë që përpiqet që gazetarëve t’ua merr telefonin me të cilin dokumentonin përdorimin e forcës ndaj protestuesve si përpjekje për të penguar punën e tyre”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KMDLNJ-së.

LVV reagon ashpër pasi truproja e Thaçit sulmoi fizikisht aktivistin e kësaj partie
Lexo po ashtu LVV reagon ashpër pasi truproja e Thaçit sulmoi fizikisht aktivistin e kësaj partie

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se KMDLNJ edhe më parë ka denoncuar gjuhën e dhunës që po e përdorin politikanët në Kosovë, e që pastaj po përfundon me veprime të dhunshme.

Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi
Lexo po ashtu Aktivisti Veron Hasani inicion padi në polici, rrëfen ngjarjen me truprojat e Presidentit Thaçi

“Fjala e lirë dhe liria e shprehjes janë të drejta elementare të njeriut dhe si të tilla duhet të respektohen sikur që askush nuk mund të përndiqet apo linçohet publikisht për fjalën e thënë sikur që po veprohet kohëve të fundit në Kosovë. Kosova ka institucione që kanë mandat dhe detyrim ligjor ta mbrojnë lirinë e shprehjes apo ta sanksionojnë keqpërdorimin e kësaj të drejte për të shpifur dhe dëmtuar reputacionin e të tjerëve. Gjuha e urrejtjes, e përçarjes, përjashtuese, fyese , shpifëse, hakmarrëse dhe linçuese është biletë hyrëse për anarki, kaos dhe luftë qytetare. Nëse nuk ndërmerren masa parandaluese, Kosova po shkon drejt këtyre zhvillimeve negative dhe përgjegjësinë do ta kemi të gjithë. Politikanët dhe institucionet duhet ta kenë përgjegjësinë kryesore në parandalimin e kësaj dukurie të rrezikshme në ndërkohë që për shkak të interesave personale, partiake, politike dhe biznesore këta po e helmojnë hapësirën ku po jetojmë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori