LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj kërkon hetime për vdekjen e të paraburgosurit në Pejë

KMDLNj kërkon hetime për vdekjen e të paraburgosurit në Pejë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore (KMDLNJ) ka reaguar pas rastit tragjik në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku është gjetur pa shenja jete i paraburgosuri B. Gj.

Në njoftimin për media thuhet se sipas informatave të KMDLNj –së, më datë 28 gusht 2019 në ora 7.15 në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është gjetur pa shenja jete i paraburgosuri B.Gj. i lindur me 26.02.1967 në Klinë, i cili në këtë qendër ka ardhur më 14.06. 2019 me ç’rast i është hapur dosja mjekësore.


Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë
Lexo po ashtu Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

“Pas ardhjes në QP në Pejë, ai nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmën e mjekut sikur që nuk ka përdorur asnjë lloj terapie. Në momentin e pranimit i maten të gjithë parametrat vitalë, të cilat dalin të jenë brenda normave. Gjatë anamnezës i paraburgosuri, tash i ndjeri B.Gj. nuk jep të dhëna të ketë qenë i hospitalizuar më herët apo se është operuar. KMDLNJ kërkon hetime lidhur rastin për të zbuluar nëse ka arsye tjera rrethanore që kanë ndikuar në vetëvrasjen e të paraburgosurit. Sipas raporteve të KMDLNj-së, i paraburgosuri nuk ka treguar asnjë indikacion se ka prirje për vetëvrasje andaj në rastin konkret nuk janë zbatuar masat e kontrollit, kujdesit dhe mbikëqyrjes së shtuar siç veprohet në rastet e tilla”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas KMDLNj  thekson se pasi i paraburgosuri B.Gj. ka qenë në pritje të ekstradimit në SHBA, i dyshuar për një vrasje në Miçigen, ndoshta ky ekstradim mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetëvritet dhe për këtë arsye kërkon hetim të shpejtë dhe caktim të përgjegjësisë eventuale nëse për këtë sigurohen prova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori