LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës: Jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e tregut Kosovë-Shqipëri

Klubi i Prodhuesve të Kosovës: Jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e tregut Kosovë-Shqipëri

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh shqetësimet ndaj vështirësive që prodhuesit nga Kosova janë duke i hasur si pasojë e mosfunksionimit të mirë të tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, vështirësi këto që shkaktohen nga barrierat e shumta procedurale nga ana e autoriteteve të Shqipërisë për prodhuesit nga Kosova, duke ndikuar kështu në mosfunksionimin e këtij tregu të përbashkët.

Po ashtu, prodhuesit kosovar përballen me një situatë e cila është dekurajuese për prodhimet e tyre, gjë që reflektohet edhe me të dhënat e fundit sa i përket shkëmbimit tregtar.

“Problemet që prodhuesit nga Kosova hasin kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos”, thuhet në një komunikatë nga KPK, shkruan Telegrafi.

Sipas KPK-së edhe pse përkushtimi për vite me radhë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale tregtare, ka rezultuar në një numër të madh të marrëveshjeve dhe nismave të ndryshme qoftë në nivelin ndërqeveritar apo në mes të komuniteteve të biznesit, progresi i shënuar deri me tani lë shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori