LAJMI I FUNDIT:

Klubi Prodhuesve: Kompanitë vendore po i rrisin kapacitetet prodhuese, konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar

Klubi Prodhuesve: Kompanitë vendore po i rrisin kapacitetet prodhuese, konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar

Klubi Prodhuesve të Kosovës (KPK) njofton se kompanitë vendore po i rrisin kapacitetet prodhuese dhe se janë konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar.

Sipas KPK-së, prodhimet “Made in Kosova” kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë udhëheqëse në tregun vendor.


“Fabrika e prodhimit të letrës higjienike Flutra ka bërë dje përurimin e hapësirave të reja prodhuese, kështu duke zgjeruar kapacitetet prodhuese. Jemi të lumtur që kërkesat e shumta dhe zgjerimi i tregut kanë bërë që prodhuesit tanë të rriten dhe vazhdimisht të investojnë në kapacitete të reja dhe rrjedhimisht në krijimin e vendeve të reja të punës. Lajme si ky tregojnë që prodhimet Made in Kosova kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë lidere në tregun vendor, por edhe janë mjaftë të konkurrueshme edhe në tregun ndërkombëtar. Cilësia dhe përkushtimi do të jenë gjithmonë ajo çka i veçon këto prodhime dhe do të mundësoj zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe vendit tonë”, thuhet në njoftimin e KPK-së. /Telegrafi/