Klubi i Prodhuesve kërkon nga Administrata Tatimore e Kosovës që të bëjë vazhdimin e vendimeve për autorizimin për lirime në import në lëndë të parë, i cili për disa kompani vlen deri në fund të vitit.

Sipas KPK-së, një pjesë e kompanive prodhuese ju skadojnë autorizimet me datë 31.12.2020 dhe këta të fundit nuk kanë bërë kërkesë për vazhdim sepse kanë menduar që të gjitha autorizimet janë vazhduar me automatizëm si pjesë e vendimeve qeveritare për masat kundër pandemisë COVID-19.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të kufizimeve të pandemisë, por edhe paqartësitë që kompanitë prodhuese po hasin lidhur me autorizimet për lirime në import dhe afatet kohore të këtyre autorizimeve, por edhe për të shmangur pengesat dhe mundësuar mbarëvajtjen e procesit të prodhimit kërkojmë nga ATK vazhdimin e vendimeve të autorizimeve për lirime në import të lëndë së parë deri më datën 31.12.2021. Ose se paku shtyrja e afatit të bëhet deri në mars 2021, kjo për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore për pajisje me autorizime te reja dhe për të mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre gjate kësaj periudhe. Andaj edhe kërkojmë nga ATK që të vendimet për autorizimin për lirime në import të vazhdohen me automatizëm deri në vitin e ardhshëm ose se paku te shtyhet afatit deri në muajin mars te vitit 2021”, thuhet në njoftimin e KPK-së. /Telegrafi/