Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha sot ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku është diskutuar për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja kundër COVID-19.

Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Po ashtu Klubi i Prodhuesve ka informuar Bislimin për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që t’i zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet “Made in Kosova”.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit. /Telegrafi/