LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Championshipi ishte afër transferimit të Alphonso Davies për vetëm tre milionë funte në vitin 2017

Klubi nga Championshipi ishte afër transferimit të Alphonso Davies për vetëm tre milionë funte në vitin 2017

Ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies mund të kishte nënshkruar për Swansea City për një çmim prej vetëm tre milionë funtesh në vitin 2017.

Davies vendosi lapsin në letër me Bayernin për një transferim prej 10 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij nga Vancouver Whitecaps në vitin 2018.

Por reprezentuesi kanadez mund të kishte përfunduar në Ligën Premier atë kohë, me Swansean që ishte shumë e prirur për nënshkrimin e të riut këmbëshpejtë.


Trajneri i atëhershëm i Whitecaps, Carl Robinson, i cili luajti 52 herë për Uellsin, i rekomandoi Swanseat të nënshkruante me Davies gjatë kohës së tij si trajner.

Davies gjatë kohës së tij te Vancouver Whitecaps

Sidoqoftë, një transferim i mundshëm në Swansea dështoi për shkak të çështjeve të lejes së punës.

Sipas mediumit britanik The Sun, ai ishte një qytetar i Liberisë, i cili fitoi vetëm më vonë një pasaportë kanadeze.

Bayerni i shënoi tetë gola Barcelonës, por të gjithë po flasin për turpërimin që Davies i bëri Messit, Vidalit dhe Semedos
Lexo po ashtu Bayerni i shënoi tetë gola Barcelonës, por të gjithë po flasin për turpërimin që Davies i bëri Messit, Vidalit dhe Semedos

Sigurisht, Davies përfundoi një transferim te Bayerni disa vjet më vonë dhe ai është duke u bërë shpejt njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë me shfaqjet e tij të shkëlqyera në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari ka shkëlqyer për kampionët gjermanë që nga rifillimi i ligës shkaku i pauzës të pandemisë, ndërsa në Ligën e Kampionëve, kompletoi shkëlqimin me një paraqitje brilante në fitoren 8-2 ndaj Barcelonës në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori