LAJMI I FUNDIT:

Dhurohen 100 mijë denarë për fëmijët me nevoja të veçanta në Maqedoni

Dhurohen 100 mijë denarë për fëmijët me nevoja të veçanta në Maqedoni

Përfaqësues të klubit ndërkombëtar “Lions”, sot shtëpisë së re për fëmijët me nevoja të veçanta në Kamenicë, kanë dhuruar donacion prej 100 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori për zhvillim dhe investim në shoqatën “Sasa”, Maksim Prohorov, i cili është edhe anëtarë i klubit “Lions”, theksoi se kjo ide për bashkëpunim mes fëmijëve me nevoja të veçanta dhe shoqatës “Sasa”, do të realizohet edhe këtë vit.


Ndërsa Daniela Tiliq, nga klubi “Lions”, theksoi se kjo organizatë punon për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë./Telegrafi/