LAJMI I FUNDIT:

Klubi i leximit “Dukagjini Book Club” ju fton për diskutim të librit “Getsbi i madh”

Klubi i leximit “Dukagjini Book Club” ju fton për diskutim të librit “Getsbi i madh”

Gjatë kësaj jave, me datën 6 gusht, do të mbahet klubi i leximit “Dukagjini Book Club” ku do të diskutohet libri “Getsbi i Madh” nga autori F. Scott Fitzgerald. Takimi do të mbahet ditën e enjte, në ora 18:00, takim i cili do të zhvillohet në bashkëpunim ndërmjet Librarisë Dukagjini dhe shkrimtarit Azem Deliu.

Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar “diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë”.

Kjo gjë e jashtëzakonshme, e bukur me formë të ndërlikuar, dhe mbi të gjitha, e thjeshtë u bë më pas Getsbi i Madh, ndoshta puna më e mire e Fitzgeraldit”.

Një histori dashurie dhe fatesh ku ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzin Bukananin. Dejzi dhe Getsbi bien në dashuri por ndërkohë Getbsi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun zemërgur Tom Bakananin.

Për më tepër, libraria Dukagjini ju ofron mundësinë të bleni librin me 25% për të gjithë anëtarët e Klubit të Leximit “Dukagjini Book Club”. Ju mund të regjistroheni në këtë link dhe të bëheni pjesë e këtij klubi.

Ju mirëpresim gjatë ditës së enjte në ora 18:00!

Artikull i sponzorizuar