LAJMI I FUNDIT:

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Nuk është befasi dhe asgjë e panjohur që skuadrat turke të mbesin borxhe për futbollistët e tyre.

Por skuadrës së njohur turke, Antalyaspor i ka qëlluar ‘sharra në gozhdë’ me futbollistin kosovar Zymer Bytyqi, i cili ka dalë lojtar i lirë dy vite para fundit të kontratës.

Telegrafi kishte raportuar ditë më parë se Bytyqi ka shkëputur kontratën me Antalyasporin, pasi e kishte paditur klubin në FIFA për tre rroga të pa paguara.


Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata
Lexo po ashtu Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

FIFA i dha leje klubit turk 15 ditë për të shlyer borxhin ndaj sulmuesit kosovar, por Antalyaspor nuk kishte arritur dot t’i siguronte parat dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i dha të drejtë Bytyqit që ta shkëpusë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij.

Kjo gjë ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Antalyasporit, që tani jo vetëm tre pagat që i kanë borxh, por do të detyrohen t’i paguajnë Zymer Bytyqit hiq më pak se 2,2 milionë euro, deri në fund të kontratës e cila ishte deri në fund të sezonit 2025/26.

Vet lojtari ka shkruar në profilin e tij në Instagram se i ka pëlqyer qëndrimi në Antalya, por që si futbollist ka besim vetëm në kontrata dhe kushte.

“Për shokët e mi të skuadrës, mbështetësit dhe miqtë fantastikë në Antalyaspor, fatkeqësisht koha ime në klub ka marrë fund.. Më ka pëlqyer qëndrimi në Antalia, por si futbollist karriera jote është e shkurtër me ulje-ngritje, në fund duhet besim në kontrata dhe kushte”.

“Ju uroj juve dhe klubit gjithë të mirat në të ardhmen dhe faleminderit për gjithë mbështetjen”, ka shkruar Bytyqi.

27-vjeçari ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Antalyaspor këtë edicion, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Zymer Bytyqi (@zymerbytyqi7)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori