Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi thotë se sezoni turistik i këtij viti është shumë më i mirë se i vitit të kaluar.
Duke shpresuar që në muajin gusht të ketë mbi 1 milion turistë që e vizitojnë bregdetin shqiptar, Klosi thotë se Shqipëria është një vend i sigurt për të bërë pushimet verore.
Derisa thekson se janë bërë gjitha përgatitjet që në ofertën turistike të ketë shërbime cilësore.
Megjithatë, Klosi thotë se duhet të ketë kujdes edhe me pandeminë COVID-19 sepse e njëjta ende nuk ka mbaruar.
“Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar, por akoma nuk e ka gjetur atë entuziazmin e plotë, atë që ka që qenë në Shqipëri para viti 2019. Akoma pandemia nuk ka mbaruar dhe këto situata të pandemisë janë akoma në një moment që nuk ka shkuar drejtë fundit të plotë. Akoma ka dilema për pandeminë, a do të rikthehen numrat e infeksionit”, thotë ai.
Ai shtoi se, “Megjithatë Shqipëria është shumë mirë, kemi numra të ulur të infektuarave, kjo na bënë shumë optimist se sezoni do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi prurje. Por, për sa kohë që kufijtë e BE-së janë disa të hapur, disa me probleme, prapë do të kemi vështirësi. Sidoqoftë ky vit do të jetë shumë i mirë, sa i përket turizmit të rajonit tonë të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”.
Klosi shprehet optimist edhe për numrin e madh të turistëve që do ta vizitojnë Shqipërinë ditëve në vijim.
“Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist të huaj që hynë në Shqipëri. Falë edhe vet shqiptarisë që bënë turizëm në Shqipëri. Për sektorin e plazhit për bregdetit do të jenë shifra të mira dhe konsiderueshëm”, deklaron Klosi.
Ai i bënë thirrje gjithë turistëve se Shqipëria është vend i sigurt për të bërë pushimet verore.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Forcat e rendit përpiqen shumë që të garantojnë situata të kontrolluar sa i përket ruajtjes së rendit. Na vjen keq për ndonjë ngjarje që ka ndodhur, por ajo që kërkojë është që të ketë një administrim të mirë të situatës sa i përket sezonit turistit”, thotë ai.
Ministri Klosi vlerësoi edhe hapjen e resorit “ARIA Karpen Resort & SPA” në Karpën të Kavajës.
“Është një investim interesant sepse bëhet në një zonë pak të njohur të bregdetit shqiptar, por me potencial të jashtëzakonshëm. E gjithë zona e Karpeve është më një det të mrekullueshëm dhe investimi i shërben shumë kësaj zone. Pa dyshim ka nevojë këtu të ketë një plan zhvillimi të mos kemi një dyndje të madhe, por të kemi biznes. Ky investim i konsiderueshëm shkon realisht në ngritjen e një destinacioni turistik në Adriatik”, shton ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Agjencia “Standard dhe Purs” për RMV-në: Rezervat devizore po rriten, ndërsa sektori bankar është stabil
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova