LAJMI I FUNDIT:

Klopp merr në mbrojtje Salahun, lavdëron tej mase Firminon

Klopp merr në mbrojtje Salahun, lavdëron tej mase Firminon

Trajneri i Liverpoolit, ka folur për disa nga lojtarët e tij në konferencën e fundit për shtyp, ku është ndalur respektivisht te Mohamed Salah.

Egjiptiani është akuzuar shpesh për egoizëm, që godet shumë shpesh drejt portës dhe nuk pason për shokët e skuadrës kur ata janë në pozicione më të volitshme.

Por Klopp e ka marrë në mbrojtje egjiptianin, duke shtuar se ai është një lojtar i shkëlqyer.


Jurgen Klopp (Foto: Goal/Getty)

“Një javë më parë njerëzit flisnin për Salah. Mo nuk ka qenë kurrë egoist, apo më shumë egoist sesa duhet. E kemi parë të shënojë gola në mes të katër kundërshtarëve”.

“Pastaj kur nuk shënon, njerëzit thotë se duhet ta kishte pasuar këtu apo atje. Ai nuk ishte egoist kundër Southemptonit”, ka thënë fillimisht Klopp.

Trajneri gjerman e vlerësoi lartë edhe Firminon, i cili ishte aktiv në tre golat në fitoren 4-0 ndaj Southemptonit.

“Bobi (Firmino) është i jashtëzakonshëm, një futbollist shumë i zgjuar. Nuk njoh lojtar tjetër si ai”.

“Por edhe një lojtar si ai ka nevojë për një adresë ku ta dërgojë topin, sepse nuk mund ta merr topin, të kthehet dhe të vrapojë vetëm”.

“Mënyra se si ai i përdor cilësitë e shokëve, është speciale”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori