LAJMI I FUNDIT:

Klipi eksplicit i Encës “Dua” është parë më shumë nga femrat se sa meshkujt

Klipi eksplicit i Encës “Dua” është parë më shumë nga femrat se sa meshkujt

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit në media, veçmas pas publikimit të klipit “Dua”.

Kënga e shndërruar në hit për vetëm pak javë, arriti të marrë miliona klikime në kanalin YouTube, kjo për shkak të skenave eksplicite që përmbante klipi.

Në video, këngëtarja shfaqej shumë e ekspozuar, teksa shkëmbente puthje e ledhatime me modelin portugez, Pierluigi Fracassi.


Skena ‘të nxehta’ nga klipi “Dua” i këngëtares Enca Haxhia (Foto: YouTube)

Ky klip aktualisht numëron mbi 8.6 milionë klikime, gjersa pjesa më e madhe e atyre që e kanë parë janë femra.

Modeli në klipin e Encës: Nuk e dija që do kishte skena 'të nxehta', Enca më lajmëroi vetëm tri orë përpara
Lexo po ashtu Modeli në klipin e Encës: Nuk e dija që do kishte skena 'të nxehta', Enca më lajmëroi vetëm tri orë përpara

Këtë e vërteton vet këngëtarja përmes një postimi të bërë në InstaStory, ku publikon statistikat nga YouTube, të cilat tregojnë se 51 për qind e personave që kanë parë klipin janë femra, gjersa 49 për qind meshkuj.

“Duket se femrat e kanë shijuar klipin “Dua” më shumë se sa meshkujt”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë.

Është dukur pak e çuditshme për këngëtaren që një klip me skena ‘të nxehta’ të jetë parë në masë më të madhe nga femrat, pasi nga skenat e ofruara, klipi “Dua” dukej se do të tërhiqte më shumë vëmendjen e meshkujve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori