Mungesa e aparaturës në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën që pacientë të shumë të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Mungesa e Litotripsisë perkutane po bën që shumë pacientë që kanë telashe me gurët në veshka dhe sistemet urinare duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të hapura kirurgjike.
Kështu ka deklaruar drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj, i cili tha se prioritet për këtë klinikë mbetet pajisja me këtë uroskop, e cila përveç trajtimit të gurëve mund të realizojnë edhe ndëhyrje tjera endourologjike.
“Aparatura më me prioritet dhe më rëndësishme për ne do të ishte litotripsia perkutane, e cila mund të realizohet përmes një aparature të ashtu quajtur uroskop e cila përveç trajtimit të gurëve të mëdhenj në veshkë mund të realizojmë edhe shumë ndërhyrje tjera endourologjike shumë të rëndësishme për pacientët tanë. Pacientët të cilët kanë gurë apo komplemente me dimensione më të mëdhenj se 2,5 centimetër të gjitha ato raste i trajtojmë me ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po ta kishim këtë aparaturë litoripsia perkutane do të bëhet e mundur që këta pacient të trajtohen pa ndërhyrje kirurgjikale”, tha ai, për KosovaPress.
Sipas tij, kjo aparaturë ndikon që pacienti më lehtë dhe më shpejt t’i kthehen normaliteti pas operimit.
Kasumaj ka bërë të ditur se në mungesë të litoripsisë perkutane, shumë pacientë detyrohen që jashtë vendit t’i kryejnë ndërhyrjet për largimin e gurëve nga veshka apo sistemi urinar që kapin madhësinë mbi 2.5 centimetra.
“Është kërkesë shumë e madhe që për një trajtim të tillë të trajtohen jashtë vendit, po ta siguronin këtë aparaturë ne të gjithë pacientët mund t’i trajtojmë në klinikën tonë dhe me këtë rast do të kurseheshin shumë të holla dhe pacientët tanë nuk do të bredhin më nëpër qendra urologjike jashtë vendit për një trajtim të tillë“, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj ka deklaruar se në muajin dhjetor të viti 2017 kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e kësaj aparature dhe tani janë në pritje të një përgjigje nga ministria.
Përveç mungesës së pajisjes së litotripsisë perkuaten, në urologji mungojnë edhe mjetet laparaskopike për të cilat Kasumaj ka thënë se shumë patologji të ndryshme në veshka dhe sisteme urinare do të kryeheshin pa ndërhyrje të hapura kirurgjike.
“Ne na mungon edhe laparaskopia ndonëse nuk është me prioritet për kushtet tona por do të ishte një aparaturë shumë e rëndësishme për ndërhyrjet laparaskopike ku do të bëhej e mundur që patologjitë e ndryshme në veshka ose në sistemin urinar tjetër do të bëhet e mundur të realizohen pa ndërhyrje kirurgjikale klasike”, tha ai.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, përmes postën elektronike kanë njoftuar se ka të ndarë 1,9 milion euro për blerje të pajisjeve mjekësore.
Prej tyre për Klinikës së Urologjisë, janë ndarë mbi 100 mijë euro të cilat do të investohen për blerjen e pajisjeve të ndryshme në këtë klinik.
Sipas këtij njoftimi është caktuar një komision i cili ka analizuar në detaje të gjitha kërkesat e klinikave, në bashkëpunim edhe me drejtorët e klinikave.
Sipas tyre, prioritet do të kenë pajisjet për klinikat kirurgjikale dhe ato për shëndetin e nënës dhe fëmijës, pra pediatri, neonatologji dhe gjinekologji.
Paraqitja e gurëve në veshka dhe organet urinare në shumicën e rasteve paraqiten nga mosha 35 deri në moshën 50 vjeçare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës