Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare.

Në njoftim thuhet se në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.


Lexoni të plotë njoftimin:

Pas 3 vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës  0-5 vjeçare. Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018. Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.   Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014". /Telegrafi/