Klinika e Pediatrisë në ditët e nxehta të verës po përballët me fluks të madh të vizitave ambulantore, ndërkohë janë shtuar kërkesat për spitalizim të fëmijëve të prekur nga viroza e barkqitjes e të vjellave. Por, përveç fluksit të madh të pacientëve, Pediatria aktualisht e ka edhe një problem tjetër.
Klinika e Pediatrisë këto ditë po përballet me mungesë të infermiereve, për një repart me 22 shtretër këtyre ditëve është përkujdesur vetëm një infermiere, e ku kanë qenë të shtrirë 25 fëmijë.
Disa xhirime amatore të cilat televizionit publik i janë përcjellë nga prindërit që i kanë të shtrirë fëmijët në Pediatri, sjellin bisedat e një prej infermiereve në ndërrim e cila tregon ngarkesën me të cilën po përballën në punë, duke qenë në kujdestari e vetme për 12 orë për t’u kujdesur për 22 shtretër të një reparti.
“Zor është, këtu duhet me kanë 3 infermiere, e na zakonisht jemi ka një, krejt fëmijët janë me infuzione, për 25 fëmijë jam tu u kujdese veç vet”, thotë infermierja.
Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës në një përgjigje me shkrim i ka thënë RTK- së se menaxhmenti i emëruar së fundmi është në fazën e analizës së gjendjes nëpër klinikat e QKUK-së, ku mes tjerash po analizohet numri i infermierëve aktualë dhe shpërndarja e tyre.
“Pas fazës së analizës do të ketë një ri-organizim të stafit të infermierëve, përkatësisht shpërndarjes më të mirë të tyre sipas klinikave dhe shërbimeve të kryhen. Po ashtu, një konkurs për pranim të infermierëve të rinj ka përfunduar dhe presim që kjo të zbusë dukshëm nevojat, apo kërkesat që kanë klinikat. Këta infermier/e do të shpërndahen së shpejti nëpër klinika, përfshirë edhe Klinikën e Pediatrisë. Viteve të fundit ka pasur shtim të numrit të shërbimeve shëndetësore dhe kjo e ka rritur edhe më tutje kërkesën për infermier/e shtesë”, i kanë thënë RTK-së nga ShSUK.
Ndërsa, sot SHSKUK ka konfirmuar fluksin e madh të pacientëve në klinikën e Pediatrisë ku ka bërë të ditur se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë realizuar mbi 19 mijë vizita emergjente pediatrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City