LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka arritur të aktivizojë dhe shërbime të reja për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike.

Sipas një njoftimi të SHSKUK-së, tashmë është funksionalizuar reparti  për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.


Në këtë njoftim është bërë e ditur po ashtu se janë funksionalizuar edhe disa ambulanca.

“Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese. Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur gjithashtu se vitin e kaluar në Klinikën e Nuerologjisë janë kryer 6 mijë e 252 vizita ambulatore, 1 mijë e 603 ekzaminime EEG, 819 ekzaminime EMNG, 659 ekzaminime Doppler, derisa janë ofruar 1 mijë e 422 shërbime në Kabinetin e Sëmundjeve Demilinizuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori