LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me Sklerozë Multiple

Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me Sklerozë Multiple

Në Klinikën e Neurologjisë është përuruar dhoma për trajtimin e pacientëve me Sklerozë Multiple, investim nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe kompania Roche, e cila ka dhënë donacion për këtë qëllim.

Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, tha se aktivizimi i këtij shërbimi është rezultat i punës 10 vjeçare të një​ ekipi profesionistësh në Klinikën e Neurologjisë.

Blyta, theksoi mes tjerash, se mjekët janë të përgatitur për të trajtuar​ raste të tilla, sikurse mjekët në të gjithë botën.


Ndërkaq, Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, theksoi se dhoma e re do të shërbejë si spital ditor.

Ai u shpreh i bindur që QKUK do ta ketë shumë shpejt edhe repartin e veçantë për trajtimin e personave me Sklerozë Multiple.

Shala falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur funksionalizimin e kësaj dhome.

Kjo dhomë lëshohet në funksion në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple, e cila është shënuar me 31 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori