LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së, sa për Kroacinë, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së, sa për Kroacinë, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi
Zoran Millanoviq, Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi presidenti i Kroacisë Zoran Millutinoviq bëri krahasimin e  situatës së Krimesë në Ukrainë me Kosovën.

Klinaku përmes një shënimi në Facebook ka deklaruar se Kosova u çlirua në saje të luftës së saj, e jo nga dëshira e Kroacisë dhe ndërkombëtarëve.

“Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka thënë Klinaku.

Më tej ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që  toka shqiptare janë në tryezën e copitim, pasi sipas tij, “Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta”.

“Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek”, ka përfunduar ai.

Unioni i Shqiptarëve në Kroaci i reagon Millanoviqit: Jemi të zhgënjyer me deklaratën për Kosovën
Lexo po ashtu Unioni i Shqiptarëve në Kroaci i reagon Millanoviqit: Jemi të zhgënjyer me deklaratën për Kosovën

Ndryshe, presidenti kroat Milanoviq kritikoi vendet perëndimore duke thënë se Rusia do të përdorë atë që ai e quajti “aneksim i Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar, si një justifikim për marrjen e pjesëve të Ukrainës.

Ai iu referua shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pas luftës së viteve 1998-1999, në të cilën vendet e NATO-s bombarduan Jugosllavinë, për të mbrojtur Kosovën me shumicë shqiptare.

Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, një reagim i ashpër vjen edhe nga partia në pushtet e Kroacisë
Lexo po ashtu Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, një reagim i ashpër vjen edhe nga partia në pushtet e Kroacisë

“Ne e njohëm Kosovën kundër vullnetit të një shteti (Serbisë) të cilit i përkiste Kosova”, tha ai, duke tërhequr vërejtjen se nuk po e vinte në dyshim pavarësinë e Kosovës por konceptin e standardeve të dyfishta perëndimore./Telegrafi/