LAJMI I FUNDIT:

Klina përgatitet për festivalin folklorik “I Këndojmë Lirisë”

Klina përgatitet për festivalin folklorik “I Këndojmë Lirisë”

Këshilli Organizativ, ka nisur përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik gjithëkombëtar “I Këndojmë lirisë”, i 16-ti me radhë që mbahet në qytetin Klinës dhe që i kushtohet ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi- Kapuçi.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka falënderuar të gjitha ata që kanë dhënë kontribut në organizimin e këtij festivali dhe me pas foli për rëndësinë dhe vlerat e arritura të Festivalit “I këndojmë lirisë”, i cili tashmë ka marrë karakter mbarëkombëtar.


“Festivali tradicional “I këndojmë lirisë” është një festival që tashmë ka karakter tradicional dhe me karakter mbarëkombëtar, që kemi arritur të tubojmë ansamble dhe grupe artistike nga gjitha hapësirat tona etnike, të cilat para artdashësve tanë kanë shpalosur vlerat artistike dhe të kulturës nga gjitha ato vise nga kanë ardhur, që kanë mundësuar që ky festival të shndërrohet në një festival me vlera më të mirëfillta gjithëkombëtare të folklorit tonë, duke u bërë kështu edhe numër një i festivalet që organizohen në vendin tonë”, tha Bashota.

festivalii

Po ashtu janë zgjedhur edhe organet e Festivalit, Prend Buzhala drejtor, sekretar Skender Behramaj, kurse zëdhënës Enver Maloku. Festivali do të mbahet më 6,7 dhe 8 qershor të këtij viti.

Përveç organeve, janë zgjedhur edhe grupet punese për të gjitha aktivitetet e këtij festivali. Këshilli artistik në përbërje Halit Krasniqi, Fatmir Berisha dhe Daut Gashi, tashme kanë nisur aktivitetin e tyre në kontaktimin e grupeve nga gjitha viset shqiptare për të sjelle grupe dhe instrumentist në ketë festival. Ndërkaq, festivali ka edhe karakter garues, ndërsa çmimi kryesor i këtij manifestimi folklorik mbarëkombëtar është “Mujë Krasniqi”.

Në kuadër të festivalit do të mbahen edhe gara sportive në futboll, volejboll, shah dhe pingpong, tribuna shkencore, orë letrare, kurse pjese e festivalit do të jetë edhe botimi i revistës Lyra. /Telegrafi/