LAJMI I FUNDIT:

Klientët e zhgënjyer me sandviçët e thatë, me shumë pak përbërës brenda (Foto)

Klientët e zhgënjyer me sandviçët e thatë, me shumë pak përbërës brenda (Foto)
-->

Reklamat e realizuara mirë, kanë bërë që klientët të mos mendojnë dy herë, por të vendosin që në pauzë të blejnë një sandviç.

Por, disa prej atyre që i blenë këto ushqime nëpër super-marketet në Britani të Madhe, janë zhgënjyer me përmbajtjen që kishin, transmeton Telegrafi.

Brenda tyre kishte vetëm shtresa të holla proshute, disa copa trangulli të prera hollë, apo edhe një salcë sa për t’i dhënë ngjyrë. Madje, njërit i qëlloi krejtësisht i thatë, pa asgjë në të.

Fotografitë e postuara më poshtë, tregojnë disa nga rastet më ekstreme, që do t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të blini atë sandviçin që e keni parë në reklamë. /Telegrafi/