LAJMI I FUNDIT:

Monego: Klientët e kënaqur me shërbimet tona, shprehen të befasuar përmes videove pas mbylljes për operim nga BQK

Monego: Klientët e kënaqur me shërbimet tona, shprehen të befasuar përmes videove pas mbylljes për operim nga BQK

Produktet dhe shërbimet inovative që i ka ofruar institucioni miktofinanciar jo-bankar “Monego” i kanë shfrytëzuar mbi 85 mijë qytetarë të Kosovës që nga viti 2017.

Një numër i madh i klientëve kanë ndarë eksperiencat e tyre përmes videove që i kanë dërguar, duke treguar për shërbimet që i kanë i marr nga ky institucion, duke ju mundësuar siç janë shprehur ata të marrin kredi super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim.


Mbi të gjitha shërbimet janë ofruar pa burokraci, në volitshmëri për konsumatorin, të bazuar në shpejtësi dhe kualitet të shërbimit, e gjithë kjo falë teknologjisë informative të avancuar që përdor Monego, përfshirë edhe proces të plotë online të marrjes së kredisë dhe qasje të lehtë në shërbimet digjitale përmes internetit (PC, Laptop apo Telefon).

Ditëve të fundit, dhjetëra nga 85,000 klientët e kënaqur të Monego kanë ndarë përshtypjet e tyre ndaj kompanisë dhe shërbimeve tona.

Ishim aty, në momentet më të nevojshme për të gjithë, duke shfrytëzuar teknologjinë për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e klientëve pa asnjë komplikim dhe brenda minutave.

Mikafete Hoti, nga Peja, punonjëse në Qendrën për Aftësim Profesional, thotë se nuk ka pasur asnjë problem sa i përket kredisë që ka marrë në Monego, prandaj është e befasuar me mbylljen e saj.

“Kom pas mundësi me marrë kredi në Monego. Më ka ardhur shumë keq për mbylljen e saj, me vet faktin se është tregu i lirë njerëzit duhet ta dinë sa marrin dhe sa duhet të kthejnë, për atë nuk shoh asnjë problem problemi pse e kanë mbyllur. Me të vërtetë më vjen keq”.

Can Berisha, nga fshati Brestovik i Pejës, thotë se e ka paguar  me rregull kredinë e marrë në Monego dhe se ka marrë shërbime në kohë rekorde dhe vetëm me letërnjoftim.

“Jam i kënaqur me Monegon për kredi, na kanë lëshuar shpejt për nevojat që mu kanë dashtë mu na kanë kryer punë. Jom shku i kom marrë vetëm me letërnjoftim, kamata u kanë në rregull nuk kanë bo asnjë dallaver. Të kanë tregu kaq i merr, kaq i jep”.

“Me zor nuk na i kanë dhënë, me qef i kemi marrë. Ishalla hapet sa ma shpejt, unë jam kanë i kënaqur me këtë bankë ende e kom kredinë aty jam tu e paguar me rregull”.

Feim Krasniqi, invalid i luftës, thotë se ka qenë i befasuar me mbylljen e Monegos. Mjetet e marra në Monego ai i ka shfrytëzuar për shërimin e djalit në Tiranë.

“Jam i befasuar kur dëgjova për Mongeon, se di pse e kanë mshel se Monego ishte një bankë që brenda minuti na ka kryer punë. E kom pas djalin sëmurë, kom qëlluar me 20 euro në xhep, për tri ditë pritsha rroga mem dalë, për të kryer punë me qu djalin në Tiranë edhe te Monego kom kryer brenda 5 minutave punë, jom kanë i kënaqur me atë shërbim për raste familjare. Kur dëgjova që e kanë mbyllur, nga kjo politikë mafioze unë u befasova”.

Edhe Hisni Musa, mjetet e marra në Monego i ka shfrytëzuar për shërimin e vajzës së tij 8 vjecare. Madje ai pati një lutje për institucionet që Monego mos të mbyllet.

“E falënderoj Monego edhe ju lus mos me mshel, unë kom marrë kredi se e kom qikën më diabet 8 vjeçe. E paguar me rregull, jam i kënaqur, ju kisha lut Monegon mos me mbyllur”.

I kënaqur me shërbimet dhe kredinë e shpejt u shpreh edhe Avdi Neziri. Sipas tij, sa herë që ka pas nevojë ka marrë shërbime cilësore nga Monego.

“Sa herë që kam pasur nevojë kam marrë kredi, më kanë pritur mirë më kanë kryer punë, jam shumë i kënaqur”.

Egzon Kabashi, nga Opterusha, komuna e Rahovecit, shpreson që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me Monegon.

“Kom bo aplikim për kredi në Monego, kom kaluar shumë mirë, shpresoj që të bashkëpunojmë me ta. Kam qenë shumë i kënaqur me ta”.

Merita Beqolli, nga Prishtina, thotë se korrektësia e ka karakterizuar Monegon, prandaj edhe ajo shprehet e kënaqur me shërbimet e ofruar.

“Jam e kënaqur për korrektësinë që na ofrojnë neve si kliente, faleminderit Monego”.

Që të bashkëpunojmë sërish me Monegon është i gatshëm edhe Naim Maliqi.

“Unë kam pasur nevojë dhe jam i kënaqur me shërbimet e saj. Kam qenë i rregullt, shpresë që të bashkëpunojmë sërish së bashku”.

Produktet dhe shërbimet që ofron Monego janë produkte dhe shërbime inovative që institucionet tjera financiare tradicionale si bankat nuk i ofrojnë si për shembull kredi të vogla për afate të shkurtra kohore. Prandaj Monego ka sjell pikërisht këto produkte për të plotësuar këtë nevojë në tregun e Kosovës.

Në këtë LINK  mund të shihni dhjetëra dëshmi tjera të klientëve.