A e keni mjaftueshëm këtë vitaminë?
Një sasi e mjaftueshme e vitaminës D në gjakun e nënës ka një efekt të favorshëm në zhvillimin më të mirë të trurit të fetusit, sipas të dhënave kërkimore të një grupi shkencëtarësh nga disa universitete amerikane, artikulli i të cilëve u botua në “The Journal of Nutrition”.
Studiuesit krahasuan informacionin mbi nivelet e vitaminës D në gjakun e më shumë se 1.500 grave amerikane që ishin në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe rezultatet e testeve të inteligjencës së fëmijëve të tyre midis moshës katër dhe gjashtë vjeç.
Doli se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis këtyre treguesve – sa më i lartë të jetë niveli i vitaminës “me diell” te nëna në mes të shtatzënisë, aq më të larta janë rezultatet e fëmijës në testet e inteligjencës.
Kështu, llogaritjet treguan se një rritje e përqendrimit të vitaminës D në gjakun e nënës me 10 ng/ml shtesë shoqërohet me një rritje të nivelit të përgjithshëm të IQ-së së fëmijës me 1,17 pikë, transmeton Telegrafi.
Studimi zbuloi gjithashtu se mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme tek nënat në pritje, me pothuajse gjysmën e pjesëmarrësve që vuajnë nga ajo. Për më tepër, gratë me ngjyrë të errët të lëkurës janë veçanërisht të rrezikuara nga mungesa e kësaj vitamine jetike. Kjo për faktin se pigmenti melaninë, i pranishëm me tepricë në qelizat e lëkurës së tyre, jo vetëm që mbron lëkurën nga dëmtimet nga rrezatimi diellor duke bllokuar rrezet ultravjollcë, por gjithashtu redukton prodhimin e vitaminës D, shpjeguan shkencëtarët.
Gjatë shtatzënisë, trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale shtesë, por është e rëndësishme të mos i merrni ato vetë.
Nëpërmjet një analize gjaku, mjeku mund të përcaktojë se cilat substanca ju mungojnë dhe t’ju caktojë suplemente ushqimore që mund të jenë të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe shëndetin e foshnjës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
A duhet të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C në kujdesin e lëkurës?
Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë