Po ta dinit se sa e fuqishme është kjo pije për të humbur peshë, do ta konsumonit atë për çdo ditë.
Deri më tani kemi konsumuar limonadë, por tani hit i ri është pija nga trangulli me shije freskuese.
Përveç se do t’ju rifreskojë menjëherë, kjo pije ka një numër të efekteve pozitive, si dhe është gjithashtu një aleat i fuqishëm në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt.
Është e njohur se uji përmban zero kalori, ndërsa një trangull mesatarisht përmban rreth 50 për qind ujë, e cila e bën këtë pije një variant më të mirë se çdo lëng të blerë apo pije që përmban sheqerna, ëmbëltues dhe shije artificiale.
Trangulli është diuretik, që stimulon dhe pastron zorrët dhe traktin tretës në përgjithësi. Trangujt heqin ujin tepricë nga trupi, që mund të grumbullohet nëse hani ushqime të papërpunuara, të konservuara dhe ushqimin me shumë kripë.
Kjo dietë është shumë e pranishme tek ata persona që provojnë të pastrojnë dhe detoksojnë sistemin e tyre tretës, transmeton Telegrafi.
Për këtë pije do t’ju duhen:
– 1 trangull i freskët
– 2 litra ujë
– një enë qelqi
Trangulli duhet të pastrohet mirë dhe të copëtohet në feta të holla. Në enën nga qelqi të mbushur me ujë e shtoni trangullin.
Lëreni pijen të qëndrojë për disa orë para përdorimit, si dhe në qoftë se dëshironi, gjithashtu mund t’i shtoni limon, bli ose disa përbërës të ngjashëm sipas dëshirës.
Dieta me tranguj është e lirë
Ushqimin është lehtë ta përgatisni, e shumica e njerëzve kanë të gjithë përbërësit. Ushqimi nuk nënkupton kurrfarë prodhimi shtesë.
Mangësitë e dietës me tranguj
Ky plan i shkurtër i ushqimit për pastrimin e sistemit tretës nuk do të thotë përdorim për periudhë të gjatë kohore që do të ndikojë pozitivisht në shëndet. Njerëzit rrallëherë ndihen të ngopur gjatë kësaj diete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia