Mund të duket si diçka e destinuar për qendrën e riciklimit të metaleve, por kjo mbetje e ndryshkur e një veture sapo u shit në ankand me një çmim prej 1.7 milion dollarëve.
Ky Ferrari 500 Mondial Spider i vitit 1954, është vetëm i dyti prej 13 veturave me një trup të ndërtuar nga firma e njohur italiane Pininfarina, duke e bërë atë një nga modelet më të rralla dhe të dëshiruara nga kjo periudhë e Ferrari-t.
I vendosur në ankand nga RM Sotheby’s, kjo veturë specifike drejtohej nga Franco Cortese, shoferi i ekipit Ferrari, dhe gjithashtu garoi edhe në Mille Miglia, Targa Florio dhe Imola Grand Prix, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Përderisa shumica e modeleve 500 Mondial Spider fuqizohej nga një motor 2.0 litërsh me katër cilindra, kjo veturë vije me një motor “Tipo 119 Lampredi” 3.0 litërsh me katër cilindra dhe kuti ingranazhi me numra të ngjashëm.
RM Sotheby’s e kishte vendosur një vlerë në mes të 1.2 milion dhe 1.6 milion dollarëve, por çmimi shkoi në 1.7 milion dollarë – duke mos përfshirë përqindjen premium të ankandit prej 10 për qind, duke e dhënë një çmim përfundimtar prej 1.87 milion dollarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mercedes CLA Shooting Brake i ri është një automjet elektrik me një autonomi deri në 761 kilometra

Jaguar u prezantua zyrtarisht, duke i tmerruar disa dhe duke i kënaqur të tjerët

Po e ‘mbytni’ motorin në heshtje çdo ditë pa e kuptuar fare, ngasja në shpejtësinë e gabuar e shkatërron veturën tuaj

Po e ‘mbytni’ motorin në heshtje çdo ditë pa e kuptuar fare, ngasja në shpejtësinë e gabuar e shkatërron veturën tuaj

U ndodh edhe pronarëve të veturave më të shtrenjta në botë

A është ky fundi i ekraneve në vetura?

Justin Timberlake i bërtet një anëtari të ekipit teknik para mijëra njerëzve gjatë koncertit të tij

Rekord i ri botëror, vetura Lucid përshkon 1,205 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë

Pronares se një Toyota i shkrihet vetura nga vapa, “nuk është e vetmja”

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë