LAJMI I FUNDIT:

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Chevrolet Corvette i vitit 1974 ishte një makinë sportive e fuqishme dhe e hijshme që ishte e njohur në mesin e entuziastëve të makinave. Megjithatë, një Corvette Stingray e veçantë ishte fshehur në një hambar për më shumë se 34 vjet, e paprekur dhe e paparë. Kjo ndodhi derisa një ekip ekspertësh dhe entuziastësh të makinave, përfshirë Robbie Layton, u thirrën për të ndihmuar pronaren, Terry, që ta nxirrte makinën nga ‘strofulla’ dhe t’ia kthente asaj lavdinë e mëparshme.

Në video, Terry shpjegon se Corvette Stingray klasik u ble në vitin 1982 dhe ishte e parkuar që nga viti 1989. Ishte një blerje krejt e papritur, por për të cilën ajo është ndjerë gjithmonë krenare, transmeton Telegrafi.


Fatkeqësisht, makina mbeti në një hambar dhe me kalimin e viteve ishte mbuluar me pluhur, papastërti dhe mbeturina. Minjtë gjithashtu kishin zënë vend brenda, duke lënë jashtëqitje dhe mbeturina të tjera në të gjithë brendësinë e makinës.

Pika e parë e punës së ekipit ishte të tërhiqte makinën nga hambari ku kishte qëndruar për kaq shumë kohë. Më pas ata filluan punën për pastrimin e pjesës së jashtme të makinës, e cila ishte e mbuluar me pluhur për vite të tëra. Teksa filluan të pastronin makinën me fshesë me korrent, gjetën prova të minjve që kishin pushtuar pjesën e brendshme. Minjtë kishin shkaktuar dëme të mëdha, duke lënë pas njolla dhe fole.

Pavarësisht dëmit të shkaktuar nga minjtë, ekipi i WD Detailing ishte në gjendje ta kthente në jetë makinën.

Ata pastruan tërësisht pjesën e jashtme, rrotat dhe hapësirën e motorit. Ata e pastruan tërësisht brenda, duke larë tepihët e duke, dhe duke pastruar njollat e lëna pas nga minjtë.

Me ndihmën e një ekipi ekspertësh, makinës klasike Chevy Corvette iu dha një jetë e re.  Makina, dikur e mbuluar me pluhur, papastërti dhe jashtëqitje miu, tani duket pothuajse si e re. /Telegrafi/