LAJMI I FUNDIT:

Kjo grua është shumë këmbëngulëse: Askush nuk mund t’ia bllokojë veturën! (Video)

Kjo grua është shumë këmbëngulëse: Askush nuk mund t’ia bllokojë veturën! (Video)

Pengesat e vendosura në rrotën e veturës së parkuar në vend të gabuar, nuk mund ta ndalojnë këtë grua të inatosur.

Ajo kishte marrë pjesë në audicionin “Bad Girls Club”, ku pjesëmarrëset, do të qëndrojnë së bashku për tre muaj në një apartament në Huston.

E, pjesëmarrja e njohur si Chicquita Washington, kur ka dalë jashtë, ka vërejtur bllokadën në rrotën e pasme.


Siç shihet edhe në videon e postuar në YouTube, ajo vazhdon të vozis veturën e saj BMW. Për befasinë e të gjithëve, pengesa metalike hiqet.

Siç raportojnë mediat e huaja, Chicquita mund të paditet për këtë akt që bëri. /Telegrafi/