LAJMI I FUNDIT:

Kjo është xhaketa më e famshme në Instagram

Kjo është xhaketa më e famshme në Instagram

Sytë tanë janë te The Attico, një shtëpi mode e themeluar nga Gilda Ambrosio dhe Giorgia Tordini , dy nga italianet më elegante.

Xhaketa e tyre e famshme tërheq vëmendjen jo vetëm me ngjyrën e gjelbër neon të ndritshme, por edhe me siluetën e saj mbresëlënëse.


Xhaketa klasike është bërë nga leshi elastik, me një siluetë jashtëzakonisht të gjerë në shpatulla që ngushtohet në mënyrë të barabartë poshtë. Çmimi i xhaketës është 1,311 dollarë.


Kjo veshje u bë e preferuara e stilistëve për modelin e saj të guximshëm dhe ngjyrën e saj që rrezaton pranverë.

View this post on Instagram

A post shared by THE ATTICO (@the_attico)


Për disa kohë tani, ne jemi duke ëndërruar për lulëzimin e natyrës, rrezeve të diellit dhe lirisë që sjell pranvera. Xhaketa e gjelbër e Attico është bërë një simbol i këtij optimizmi, duke depërtuar në dollapët e personave që ndjekin më së shumti modën në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Leonie Hanne (@leoniehanne)