LAJMI I FUNDIT:

Kjo është përgjigjja e Elem Turs për protestat në Kodrën e Diellit

Kjo është përgjigjja e Elem Turs për protestat në Kodrën e Diellit

Pas iniciativës së sotme të qytetarëve të Tetovës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” të cilët organizuan protesta në Kodrën e Diellit, ka reaguar edhe kompani shtetërore ELEM. Ata thonë se kritikat dhe akuzat për këtë qendër turistike janë të pabaza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pa hyrë në motivet e akuzave të disa individëve, informojmë se sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit po zhvillohet në përputhje me politikat organizative të ELEM Tours dhe pa probleme. Gjithë infrastrukrura është në funksion, ndërsa terrenet për skijim janë në mënyrë të shkëlqyeshme. Vetëm ditën e sotme janë shitur mbi 1.100 bileta, të dhëna që tregojnë se sezoni turistik në këtë qendër është në aktivitet të plotë”, thuhet në reagimin e ELEM-it.


Nga ELEM gjithashtu ju bëjnë thirrje Këshillit inicues për shpëtimin e Kodrës së Diellit të mbajnë takim dhe të shkëmbejnë mendime në lidhje me përmirësimin e kushteve të kësaj qendre turistike.

“Besojmë se inicuesit kanë qëllime të pastra dhe kjo iniciativë ka dalur nga brengosja e tyre për punë dhe kushte më të mira në Kodrën e Diellit, ju bëjmë thirrje për një takim të drejtpërdrejtë në selinë e kompanisë sonë ku do të ishte kënaqësi të shkëmbejmë mendime për përvojat tona pozitive dhe negative”, thuhet më tej në komunikatën e ELEM-it./Telegrafi/

Filloi beteja për Kodrën e Diellit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Filloi beteja për Kodrën e Diellit (Foto/Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori